Futboll Seria A Sport

PO SHKËLQEN ME LAZION/ Strakosha në “Top 20”, ngritje për portierin kuqezi

Thomas Strakosha është pjesë e padiskutueshme e futbollistëve që shkëlqejnë çdo javë ne Serinë A. Tashmë jemi mësuar t`a shohim shpesh në formacionin e javës, të shohim komente nga më pozitivet në mediat dhe analistët italian, për portierin e kombëtares shqiptare që luan me Lazion.

Edhe këtë javë, Thomas Strakosha është në “Top 20” lojtarët më të mirë në Serinë A. Sips përzgjedhjes dhe vlerësimit të bërë nga “Tuttomercatoweb”, Strakosha renditet në vendin e 12, me notë 6.44.

Edhe pse nuk pati shumë punë në fitoren e Lazios kundër Parmës këtë javë, sërish gardiani shqiptar është vendimtar për skudarën e tij. Ndaj jo më kot ai është pjesë e futbollistëve më të mirë, që kanë shkëlqyer këtë javë. Sakaq në vendin e parë vijon të mbetet Piatek, që po bën një sezon të mirë me Genoan.

Mes më të mirëve, ku futet dhe Thomas Strakosha, janë dhe Christiano Ronaldo, Suso, Insigne, Allan, Higuain, etj. Ndërsa te lojtarët “Flop” apo dështimet, futen disa emra, përfshi dhe futbollistin me orgjinë shqiptare, Blerim Dzemaili, që luan për Bologna.

Related posts

“ME VJEN KEQ PËR TIFOZËT E INTER, POR…”/ Tuchel: Do të më pëlqente të punoja në Itali

Delo.autor

REAL MADRID-LIVERPOOL/ Zidane merr lajmin e keq para ndeshjes, rezulton pozitiv me COVID-19 titullari…

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Marrëveshja Atletico-Simeone, klubi merr vendimin për trajnerin

Delo.autor

Leave a Comment