Futboll Seria A Sport

PRAPASKENA/ Ylli i larguar në fund të sezonit: Spalletti nuk më donte tek INTERI

Ish-mesfushori i Inter, Rafinha mendon se Spalletti nuk e donte tek Inter. Braziliani ishte i huazuar te Zikaltrit në fazën e dytë të sezonit të kaluar, por klubi italian nuk shfrytëzoi opsionin për ta blerë përfundimisht, dhe arsyeja kryesore ka qenë Fair Play Financiar.

“Spalletti është një trajner i madh, por kam ndjesinë se ai nuk donte të më mbante,” pranon Rafinha për SportMediaset.

“Inter mbetet në zemrën time, megjithëse do të kisha qëndruar, por në fund ata zgjodhën lojtarë të tjerë. “E di që tifozët donin që unë të qëndroja. Për atë ekip dhashë gjithçka. Isha shumë i lumtur në Milano. “I kam ruajtur kontaktet me ish-shokët e ekipit, stafin mjekësor dhe drejtuesit, por dera është mbyllur dhe nuk besoj se do të hapet përsëri. Tani jam i lumtur te Barcelona.

“Ndeshja ndaj Inter do të jetë e veçantë për mua. Nëse luaj dhe shënoj normalisht që nuk do të festoj, Zikaltrit do të mbeten gjithmonë një pjesë e imja. “Kam shumë miq në Milano, flas shpesh me Icardi-n. Ja kam kaluar shumë mirë aty, ndihesha pjesë e familjes.”

 

Related posts

PËR YLLIN BELG S’KA ASNJË DYSHIM/ Hazard zgjedh golin më të bukur të të gjithë kohërave

Delo.autor

EURO 2020/ Ronaldo me shokë festojnë kualifikimin në Luksemburg, Serbia ndalet nga Ukraina

Delo.autor

PAS KUALIFIKIMIT NË GJYSMËFINALE/ “Heroi” Simon: Ishte futboll i pastër, tani të fitojmë…

Delo.autor

Leave a Comment