Futboll Seria A Sport

PO SHKËLQEN ME SKEMAT E GATTUZOS/ Mbrojtësi SHQIPTAR kërkohet në Premier Ligë

Kur duhen edhe 2 muaj nga merkatoja e janarit, klubet ndryshme kanë nisur të mendojnë që tani për afrimet e mundshme që mund të bëjnë, duke qenë se koha për të menduar nuk premton shumë, pasi vetëm 2 javë do të kenë mundësi të bëjnë lëvizje. Nga Premier Liga angleze ka interesime të shumta për mbrojtësin arbëresh të Milanit, Mateo Musakio.

Pas një sezoni jo të mirë me Milanin vitin e kaluar, Musakio është konfirmuar këtë sezon si një titullar i padiskutueshëm nga Rino Gatuzo i cili ka fituar shumë besim te ai. Kjo ka bërë që shumë klube angleze, të nisin të mendojnë seriozisht për shërbimet e tij.

Uest Hemi, Fulhemi dhe Uatfordi janë skuadrat të cilat kanë shfaqur interes për shërbimet e mbrojtësit shqiptar. Megjithatë, me formën që po kalon te Milani, vetëm një ofertë e majme do ta largonte nga kuqezinjtë, duke qenë se Milani ka treguar jo pak herë probleme në repartin mbrojtës.

Kujtojmë që Musakio vjen nga visi i vjetër i Muzakajve, të cilët kanë emigruar nga vendi ynë rreth shekullit 15 në brigjet e Italisë, prandaj ka edhe prejardhjen shqiptare.

Related posts

E BUJSHME/ Postimet e Ronaldos në “Instagram” i shtojnë mijëra para në llogari për 2019 (FOTO)

Delo.autor

KLUBI I SUPERLIGËS NË TELASHE/ Ish-futbollisti kërcënon: Të më paguajnë ose do shkoj në FIFA

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ PSG nis kontaktet për një tjetër super goditje, kërkon të marrë yllin e Premier…

Delo.autor

Leave a Comment