Futboll Kombëtarja Sport

PO SHKËLQEN NË SPANJË/ Zbardhet plani FANTASTIK i INTERIT për Rei MANAJN

Rei Manaj u bë pjesë e Albasetes gjatë merkatos së verës, duke u transferuar nga Interi drejt Ligës së Dytë spanjolle. Sulmuesi ka bërë një paraqitje pozitive deri më tani, pasi në 276 minuta aktivizim duke përfshirë edhe Kupën e Mbretit, Manaj ka shënuar 4 gola në pesë ndeshje.

Me sa duket, Spanja është terreni i duhur që shqiptari të demonstrojë vlerat e tij si sulmues. “FCinternews” ka zbuluar edhe planin e skuadrës zikaltër në lidhje me bomberin kuqezi. Mësohet se Albasete ka nënshkruar një kontratë me detyrim blerjeje në fund të sezonit për një vlerë që varion nga 2-2.5 milionë euro.

Mirëpo, zikaltrit duke besuar te shqiptari, kanë insistuar për një klauzolë riblerjeje në të ardhmen, sigurisht më të lartë se shifra e mësipërme për të justifikuar edhe investimin e ekipit spanjoll. Me sa duket, Interi e planifikon Manajn për të ardhmen…

Related posts

GJEN ZËVENDËSUESIN E SELMANIT/ Laçi arrin marrëveshjen me portierin 28-vjeçar…

Delo.autor

REALIZOI DOPIETË NDAJ INTER ESCALDES/ Sulmuesi Plaku: Rasti në fund mund të hidhte poshtë gjithçka…

Delo.autor

PREMTUAN SE NUK DO TË KRYENIN MERKATO/ Ja ideja e fundit e drejtuesve të Interit për Papu Gomezin

Delo.autor

Leave a Comment