Futboll La Liga Sport

PRANË SHKARKIMIT/ Lopetegui: “Shpresoj të mos VDES pas El Clasicos”

Julen Lopetegui para El Clasico-s së shumëpritur që do të luhet nesër në Camp Nou, ka dalë para mediave në një gjendje të zymtë dhe ka thënë se shpreson që të vazhdojë të marrë frymë pas ndeshjes Barcelona-Real.

Trajneri i Real Madrid gjithashtu ka konfirmuar se Carvajal nuk do të luajë, por ai ka besim në këdo që do të luajë në vend të tij dhe e di shumë mirë se cili do të jetë zëvendësuesi.

Çelësi El Clasicos? “Çelësat në një ndeshje të këtij niveli janë shumë. Së pari futbolli, sulmi dhe mbrojtja e mirë, ana emocionale dhe mentaliteti. Unë jam i fokusuar në lojë, në futboll, në sulm dhe mbrojtje por edhe ana emocionale do të jetë e rëndësishme.”

Si do të jetë jeta e Lopeteguit pas ndeshjes? “Shpresoj të vazhdoj të marrë frymë, por nuk mendoj se do të vdes. Secili ka 100% energji dhe ky 100% im do të jetë për të ndihmuar ekipin të bëjë një lojë të mirë.”

A ka një mënyrë për t’u përqendruar në lojë me Messin dhe pa Messin? “Jo. Do të fokusohemi në lojë duke menduar veten tonë, për të maksimizuar aftësitë tona. Dhe kur të luajmë në mbrojtje të mbrojmë mirë. S’ka rëndësi nëse një lojtar është apo jo, atje do të jetë një skuadër e mirë përballë nesh dhe të tillë do të jemi edhe ne.”

Ekipi e ka mbështetur. A e bën kjo më të fortë? “Ata besojnë te unë dhe unë tek ata. E vetmja gjë që duhet bërë është të vërtetojmë se punojmë mirë dhe shumë, si edhe të kënaqim tifozët. Ne jemi gati të luajmë një ndeshje të mirë.”

A është ndeshja e nesërme më e rëndësishmja e karrierës suaj? “Ndeshja Barcelona-Real është e pakrahasueshme. Në nivel futbolli, është ndeshja me pritshmëritë më të larta dhe niveli që unë kam trajnuar. E rëndësishme për çdo trajner.”

Kur Real-i është i “dëmtuar” a është më i rrezikshëm? “Ju e merrni këtë si të mirëqenë që ne jemi të dëmtuar, ne jemi në Tetor dhe kemi bërë gjëra të mira, sigurisht do përpiqemi që të përmirësohemi, por jemi gati të përballemi me kërkesën që një ndeshje Barça-Real ka.

Cila është më e rëndësishme ana taktike apo emocionale? “Të dyja janë të rëndësishme, nuk duhen bërë gabime, të qenurit efektivë në zonë, ambicioz dhe për këto të dyja janë të rëndësishme.”

Related posts

PO SHKËLQEN/ Portieri rival i mahnitur nga STRAKOSHA: Kurrë nuk kam parë si ai, është i…

Isa.Autor

Yerry Mina: Ndihem i lumtur në Barcelonë, kam një kontratë me katalanasit dhe dua ta respektoj

Sadik.Autor

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja San Marino-Shqipëri. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment