Futboll Sport

NJË NAPOLI KRYEVEPËR/ Skuadra e Spaletit mund të thyejë edhe rekordin historik të Juventusit

Ndoshta e vetmja fjalë e duhur për të përshkruar këtë Napoli tashmë, është… kryevepër. Po, pikërisht kështu, sepse skuadra e Luçiano Spaletit nuk ka ndërmend që të ndalet më deri në fund dhe pse jo, me këto ritme, do të festojë matematikisht titullin që në fund të prillit, ose më 3 maj, në transfertë me Udinezen.

Suksesi 2-0 në fushën e Empolit konfirmoi edhe një herë tjetër se kjo skuadër sivjet është gati perfekte, duke qenë se aq kartoni i kuq i Mario Ruit në të 67-ën minutë nuk i frikësoi, përkundrazi e mbyllën ndeshjen për të disatën herë në këtë sezon pa lejuar asnjë goditje në kuadrat. Dhe mbi të gjitha, humbja e Interit në Bolonja e rriti avantazhin e tyre në +18 pikë, diçka e paparë ndonjëherë në historinë e Serisë A, pas 24 javësh të luajtura. Por nuk mbaron me kaq, sepse me këtë ritëm që po mbajnë, të kaltrit kanë shanse të mëdha që të vendosin rekordin historik të pikëve të Serisë A, duke kaluar edhe 102 të Juventusit. Shkurt për Osimhen me shokë, i cili gjithashtu arratiset në renditjen e golashënuesve, nuk do të mungojnë stimujt deri në fund të kampionatit.

ISMAJLI I PAFAT – Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte i pafat ditën e shtunë në duelin ndaj Napolit, teksa shkaktoi një autogol në minutën e 17-të, në përballjen që përfundoi me rezultatin 0-2 në favor të miqve. Ishte pikërisht një goditje e devijuar nga Ismajli në portën e tij ajo që u dha avantazhin napolitanëve. Pas zhvillimit të një goditjeje nga këndi, mbrojtësi po mundohej të kalonte topin jashtë, por për fat të keq, e çoi në portën e tij. Me përjashtim të këtij autogoli, pjesa tjetër e ndeshjes për mbrojtësin e Kombëtares ka qenë dinjitoze. Ismajli i fitoi të shtata duelet me futbollistët e Napolit, teksa bllokoi 2 gjuajtje si dhe spastroi 6 herë zonën. Mbrojtësi kuqezi qëndroi në fushë gjatë gjithë 90 minutave, ndërkohë që u vlerësua me notën 7.3 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.

Related posts

MANDZUKIÇ SFIDON PROTOKOLLET MJEKËSORE/ Ja lajmi i mirë që ka për Juventusin (FOTO)

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Ofertë nga Premier League për shqiptarin, klubi spanjoll kërkon 20 milionë euro

Delo.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Rroga i paguhet, por lojtari nuk grumbullohet. “I izoluar” tek Roma e Mourinho-s

Delo.autor

Leave a Comment