Futboll Seria A Sport

PRAPASKENA/ MORATTI zbulon si “ra në DASHURI” me MOURINHON falë një…

José Mourinho “ra në dashuri” me Europën, pas fitimit të Ligës së Kampionëve me Porton, në vitin 2004, derisa ia doli të fitojë edhe “tripletën” në stolin e Interit. Kulmin e suksesit e regjistroi në Itali, me zikaltrit e Milanos, kur ata kishin president Massimo Morattin.

Dashuria e këtij të fundit me trajnerin portugez nuk nisi nga triumfet e Mourinhos, por supozohet se u përcaktua nga fitorja e Ligës së Kampionëve (në vitin 2004) kundër Deportivo la Coruña. Porto shkoi në këtë ballafaqim me detyrën e vështirë për të marrë një barazim, pas rezultatit pa gola në Portugali.

“Arsyeja pse Mourinho ishte gjithmonë në mendjen time nuk ishte triumfi i Portos në Ligën e Kampionëve, por ajo intervistë që dha pas një barazimi kundër Deportivo”, – thotë ish-presidenti i Interit.

Moratti e kuptoi madhështinë e trajnerit portugez, kur një gazetar pyeti se si do të përballet me ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Champions-it: “Në ndeshjen e parë, Porto nuk fitoi në shtëpi dhe kthimi ishte larg, në transfertë. Një gazetar e pyeti Mourinhon se si do ta përgatiste atë ndeshje. Ai iu përgjigj se tashmë po mendonte për finalen. Ishte ai moment, kur mendova se Mourinho ishte me të vërtetë i madh”.

Related posts

JO VETËM INTER/ Skuadrat më të mëdha europiane nisin betejën për mesfushorin Kante

Delo.autor

SKANDAL nga UEFA, aksidentalisht “zbulon” fituesin e finales Real Madrid – Liverpool

Sadik.Autor

Di Francesco: Duam vendin e tretë në Serie A!

Sadik.Autor

Leave a Comment