Futboll Sport

E RËNDË NË BOTËN E FUTBOLLIT/ Përleshje me thika, goditet për vdekje mesfushori 23-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bermuda, një futbollist 23-vjeçar i njohur si Osazhi Bejskom është qëlluar për vdekje disa herë me thikë gjatë një përleshjeje jashtë një restoranti në ishullin St David në Bermuda.

Policia tha se vrasja me thikë nuk besohej të ishte e lidhur konfliktet mes bandave. Bejskom aktualisht ndodhej pa klub ku ndërpreu bashkëpunimin me klubin anglez Darlington që në shkurtin e vitit 2020.

Gjithashtu mesfushori ishte aktivizuar edhe te të rinjtë e Bristolit dhe te Levante U-19.

Me kombëtaren e Bermudës, Bejskom ishte aktivizuar gjithsej në 16 ndeshje nga ku ka realizuar vetëm 1 gol.

Related posts

TAKIMI BARTOMEU-MESSI/ Ja kërkesa e pabesueshme e presidentit të Barcelonës

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Arrihet akordi për 50 milionë euro, Bayerni gjen pasardhësin e Coman në Angli

Delo.autor

RUSI 2018/ Italia protagoniste, ja dy Botërorët që u vendosën nga penalltitë

Sadik.Autor

Leave a Comment