Futboll Sport

PROBLEME SËRISH ME SIMBOLIN E DUARVE/ Edhe në Suedi shqiponja kthehet në çështje

Federata Suedeze e Futbollit ka vendosur që të ndalojë bërjen e shqiponjës nga futbollistët. Vendimi lindi pasi futbollistja Kosovare Asllani festoi shënimin e golave duke bërë me duar shqiponjën, e kjo sipas tyre është një provokim dhe gjest me prapavijë politike. Vetë lojtarja nga Kosova që luan me Suedinë e konsideroi të papranueshëm këtë vendim. Ajo nuk përjashtoi mundësinë e bërjes sërish të shqiponjën, sepse kështu ajo me krenari tregon prejardhjen e saj

Mjaft debate solli bërja e shqiponjës në botërorin e Rusisë, kur Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan golat ndaj Serbisë. Kjo solli reagimin e serbëve që e konsideruan këtë gjë si provokim politik. Zvicra më pas, u kërkoi lojtarëve ta ndalonin festimin me shqiponjë.

Edhe FIFA kishte gjobitur më herët, Xhakën dhe Shaqiri, sepse e interpretoi si provokim politik. Asllani festoi me shqiponjë në fitoren e Suedisë 3:0 ndaj Ukrainës, në kualifikueset e kampionatit Botëror, i cili do të mbahet në Francë vitin tjetër.

“Për mua, kjo është e papranueshme. Disa mendojnë se është një provokim dhe gjest politik, por nuk është dhe jam krenare që e kam bërë. I përket prejardhjes sime, së kaluarës sime dhe ka ardhur spontanisht në gëzim e sipër. Është një nder dhe krenari që e ndiejnë krejt shqiptarët. Unë e kam marrë një përgjigje pozitive nga shqiptarët e Kosovës në tërë botën. Kam dëgjuar që ishte një televizion në Kosovë, i cili e ka përsëritur klipin e festimit me shqiponjë për 24 orë. Për këtë jam e nderuar dhe krenare”, sqaroi Asllani.

Related posts

NUK ISHTE NË PLANET E INTER DHE PSE ICARDI KËRKOI TË QËNDRONTE/ Wanda nuk bëhet pishman: PSG ishte zgjedhja më e mirë që bëmë…

Delo.autor

SFIDA ME VLLAZNINË/ Trajneri Mema surprizon me formacionin, ja si pritet të rreshtohen

Delo.autor

MERREN VENDIMET/ Bologna-Inter dhe tre ndeshjet e shtyra të Serie A, 3-0 në tavolinë? Gjykatësi Sportiv njofton se…

Delo.autor

Leave a Comment