Futboll Shqipëri Sport

Progni: S’jam penduar që u largova nga Partizani, ja çfarë më ka thënë presidenti i Teutës

Gerhard Progni u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes Laçi-Teuta, teksa asistoi për golin e parë dhe shënoi golin e dytë. Në prononcimin për “Supersport” Progni u shpreh:

“Jam i lumtur e para për fitoren pastaj për golin. E kishim vlerësuar ndeshjen, na u bë më e lehtë pas kartonit të kuq. Momenti i vështirë kalohet kur ke 2-3 fitore në vazhdimësi. Tani na vjen më shumë besim. Në ndeshjet e tjera shpresoj të bëjmë sa më mirë.

Personalisht, akoma nuk mendoj që kam bërë më të mirën. Më e mirë do jetë kur të arrijmë objektivat. Duhet të gërshetohet eksperienca me çunat e rinj. Avash avash do jemi aty ku duhet.

Më ka thënë edhe presidenti, tani nuk dua gola, dua vetëm asiste. Do jemi akoma dhe më mirë në vazhdim. I njohim ekipet më mirë. Mendoj do jetë një Teutë ndryshe në fazën tjetër. S’jam penduar fare që jam larguar nga Partizani. Më pëlqeu sfida me Teutën, shpresoj t’ia dal siç ja kam dalë gjithmonë”, u shpreh Progni.

Related posts

VIDEOLAJM/ Mesazhi prekës i Shevchenkos në derbin Milan-Inter

F.autor

Griezmann duket i “uritur” për të fituar trofeun e parë prestigjoz në Europë

Sadik.Autor

Mourinho: Jam i trishtuar për Ibrahimovic, nuk do të kthehet ai që ka qenë…

Sadik.Autor

Leave a Comment