Futboll Sport

PROJEKTI I MADH I PSG/ Sulm me dy kampionët e Botës, Mbappe-Griezmann

Një prej emrave të mëdhenj të futbollit europian, kandidat për trofeun prestigjioz të “Topit të Artë”, është kthyer në objektivin kryesor për klubin francez të Paris Saint Germain.

Siç raportojnë të përditshmet spanjolle, sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, projektohet si zëvendësuesi absolut në rast largimi të një prej emrave të mëdhenj të organikës së Thuchel, Edinson Cavani ose Neymar.

Griezmann, i cili njëherazi ka fituar Europa League dhe ka ngritur edhe trofeun e Superkupës europiane me Atleticon, teksa rezultoi një prej faktorëve kryesorë drejt suksesit të Kombëtares franceze në Botërorin e “Rusi 2018”.

Për të arritur shërbimet e tij klubi kampion i ligës së parë projekton një ofertë prej 150 milionë eurosh plus një pagë prej 35 milionë eurosh në sezon, që do ta kthente sulmuesin francez automatikisht në një prej lojtarëve më të paguar në botë.

Griezmann është kthyer në një prej goleadorëve më të mirë të futbollit europain me një statistikë prej 116 golash përgjatë katër sezoneve me Atleticon  si dhe numëron 43 asiste.

Përshtatja që ka treguar me Mbappen në përfaqësuesen franceze,do të rezultonte një kartë fituese për sulmin e klubit kryeqytetas.

Sigurisht që ky parashikohet si një transferim i vështirë në terma financiarë, por në këto të fundit largimi i një prej emrave potencialë të organikës franceze do të krijonte likuiditetin e nevojshëm për të investuar tek talenti i Antoine Griezmann.

Related posts

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Ish-lojtari i talentuar NDËRRON JETË pas një AKSIDENTI TRAGJIK

Isa.Autor

Ekspertët gjermanë zbulojnë përgjegjësin e gafave të Karius (VIDEO)

Sadik.Autor

GIRONA-BARCELONA/ Rikthehet Messi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment