Futboll Sport

E BUJSHME/ Ronaldo “FENOMENI” vijon suksesin, sfidon hapur Realin

Braziliani  Ronaldo ka qenë një nga futbollistët i cili iu ka dhënë shumë nga vetja dhe talenti skuadrave ku ka luajtur, por pa përjashtuar edhe Kombëtaren e Brazilit. Ai do të mbahet mend gjatë si një “snajper” i vërtetë para portës.

Ku shkon “Fenomeni” Ronaldo janë fitoret. Këtë herë jo në fushën e lojës, por si drejtues i skuadrës së Real Vajadolidit. Ish-sulmuesi brazilian ka 51% të aksioneve të kësaj skuadre dhe që nga momenti kur mori menaxhimin e skuadrës, këta të fundit kanë marrë vetëm rezultate pozitive.

Madje, kanë arritur të parakalojnë në tabelën e renditjes edhe Realin e Madridit. Vajadolidi ka 15 pikë, ndërsa Reali ka 14 pikë. Kjo tregon qartazi krizën që ka kaluar ekipi madrilen gjatë kësaj kohe, shkruan PanoramaSport.

Në fakt, Ronaldo tha gjatë prezantimit si pronar i skuadrës se nuk ka ardhur për spektakël, por për të marrë rezultate pozitive dhe për të bërë histori me këtë skuadër. “Nuk kam ardhur t’i investoj kot paratë e mia”, tha ai.

 

Related posts

FIFA përzgjedh arbitrat e çerekfinaleve, njihuni me kryesorët e katër sfidave

Isa.Autor

FRANCË-GJERMANI,MBARON PJESA E PARË/ Toni Kroos po i jep fitoren Panzerave

Isa.Autor

Teuta-Kamza/ Zhbllokohet rezultati, durrsakët kalojnë në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment