Futboll Shqipëri Sport

PROTESTA E TIFOZËVE/ “Tirona Fanatics” nuk ndalet, konteston Halilin edhe në Kamëz

Tirana është në kërkim të identitetit. Pas sezonit të kaluar në Kategorinë e Parë, ku e pa veten për herë të parë në histori, skuadra më e titulluar e futbollit në Shqipëri po vuan në Superiore. Ecuria negative rezultative bëri që të ndryshohej edhe trajneri, pas javës së 8-të të kampionatit. Iku Ze Maria dhe erdhi Ardian Mema.

Ky i fundit është një pinjoll bardheblu 24-karatësh, nga dinastia “Mema”. E nisi me një lojë të mirë, por humbi 1-0 në Vlorë, ndërsa sot shpreson të dalë kryelartë nga fusha e Kamzës. Një lëvizje kjo e presidencës, për të shuar deri diku edhe kundërshtitë e tifozëve bardheblu, që janë në llogore krejt të kundërta me Refik Halilin, prej më shumë se një viti.

Ata nuk kanë hezituar në çdo stadium, për ta bërë publik kontestimin karshi presidentit të Tiranës, sikurse kanë vepruar edhe sot, në Kamëz. Përmes një banderole të shpalosur, jo pa ironi, “Tirona Fanatics” ka bërë të ditur pse janë në stadium: Ktu për Tironën, kurrë për “lojtarët”!

Një status në vazhdim të atij para ndeshjes, që thoshte më shumë: “Shkojmë të gjithë bashkë në Kamëz, për të treguar se, pavarësisht kohërave dhe periudhave të errëta, Tirona do të na ketë gjithmonë me vetë. VETEM PER EMRIN E MODH TE TIRONES!”

Related posts

PAS FITORES NDAJ ATLETICOS/ Solari: Kemi luajtur mirë në çdo aspekt, mendoj se…

Delo.autor

Kukësi me ndryshime ndaj Lushnjës, shans për të rinjtë

Sadik.Autor

Guardiola: MESSI apo RONALDO? Epoka e të dyve është fenomenale, por LEO është…

Isa.Autor

Leave a Comment