Futboll

Kamza e pafat në lot, Kukësi cinik marshon

Kamza është “zyrtarisht” për mbijetesë, pasi u mposht nga Kukësi me rezultatin e ngushtë 0-1. Elton Cale ishte “heroi” i skuadrës verilindore me golin e shënuar në fillim të takimit dhe tanimë verilindorët vijojnë të ruajnë vendin e dytë, me gjashtë pikë më shumë se Partizani që i ndjek. Kamza me këtë humbje ka vetëm një pikë më shumë se Vllaznia dhe katër më shumë se Teuta e parafundit, duke u komplikuar kështu gjithçka.

Ndeshje e fortë në Kamzë, aty ku vendasit dhe Kukësin e kënaq vetëm fitorja. Ekipi i drejtuar nga Ramadan Ndreu u shfaq i rrezikshëm në minutat e parë dhe Arrabal me një goditje nga distanca vuri në provë portierin Frashëri, që shmangu golin. Më pas ishte Fili që rrezikoi, por kur nuk shënon, e pëson. Elton Cale, pas një krosi në zonë të Idrizit, arrin të gjejë rrugën e rrjetës me një goditje topazi drejt portës së Abdylit.

Pak minuta më pas Pacult bën zëvendësim të detyruar, pasi Balde u dëmtua dhe në vend të tij u aktivizua Ethemi. Fili pati një mundësi për të barazuar rreth minutës së 15-të, ndërkohë që në të 29’ ishte Fukui që me kokë godit shtyllën dhe topin e kthyer Plakun tenton ta çojë në rrjetë me një roveshatë, por shënjestra nuk ishte e duhura. Kukësi mund të kishte shënuar golin e dytë dhjetë minuta para mbylljes së pjesës së parë, por me gjuajtjen e tij brenda zonës nuk e mposhti dot portierin e kosovar.

Kamza përpiqet shumë për të gjetur golin e barazimit, kurse kampionët në fuqi janë komod me avantazhin e siguruar në fillim të ndeshjes, që e ruajnë me përfundimin e 45 minutave të para. Trajneri Ndreu lëvizi menjëherë dhe në fushë u hodhën Mehmeti dhe Rezi, për të tentuar kështu golin e baraspeshës. Gjithsesi duket qartë se tensioni në këmbë i pengon vendasit për t’u organizuar si duhet dhe shumica e sulmeve ndalen nga mbrojtja e Kukësit.

Racic ishte karta e fundit dhe në të 79’ sulmuesi goditi tranversën pas një krosimi të Plakur nga një goditje dënimi. Në të 80’ pati protesta për një penallti nga vendasit, por nuk mendoi ashtu gjyqtari Xhaja pas duelit mes Racic dhe Shametit, duke akorduar faull në favor të mbrojtësit. Deri në fund Kamza u përpoq shumë, por nuk ia doli dot të shënonte golin e barazimit. Festa i takon Kukësit.

Kategoria Superiore – Java 28
E diel, më 8 prill 2018, ora 14:00

Kamza-Kukësi 0-1
Shënues: Cale 6’

Kamza: Avdyli, Idrizi, Cukovic (Racic 72’), Lelis, Zguro, Fukui, Arrabal, Malaj (Rezi 46’), Ymeraj (Mehmeti 46’), Fili, Plaku. Trajner: Ramadan Ndreu
Kukësi: Frashëri, Zderic, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Idrizi (Alla 83’), Dzaria, Musolli, Cale (Ebipi 69’), Shkodra, Balde (Ethemi 8’). Trajner: Peter Pacult

Kartonë të verdhë: Arrabal 57’, Racic 81’ / Rrumbullaku 35’, Zderic 45’, Musolli 81’, Hoxha 83’, Ebipi 90’

Related posts

ZYRTARE/ Futbollisti më i pasur në botë largohet nga Premier dhe firmos me klubin e ri…

Delo.autor

(FOTO LAJM)/ Neymar rikthehet në Barcelonë me modelen Noa Saez (FOTO LAJM)

Delo.autor

Rekord në Brazil, Davidi 9-vjeçar kalon Neymar-in

Sadik.Autor

Leave a Comment