Futboll La Liga Sport

Real Madrid mes krizës së zezë/ Ramos flet për ndryshimin e trajnerit dhe mungesën e CR7

Tjetër disfatë e Real Madrid, kësaj here e mbërritur në minutat shtesë, ndryshe nga ajo ndaj CSKA për Champions League, kur goli u pësua që në fillim të ndeshjes. Tashmë “Los Blancos” janë zhytur në krizën e zezë, madje duke prekur rekorde negative të pashijuara prej më shumë se 3 dekadash, me golin që mungon prej katër ndeshjesh, po aq sa janë edhe takimet e pafituara nga galaktikët. Goli i fundit i madrilenëve është ai i Asensio në ndeshjen ndaj Espanyol. Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos gjen guximin për të folur për mediat mbi dy çështjet kryesore dhe më të nxehtat në kampin madrilen, rreziku i shkarkimit të trajnerit Lopetegui, dhe kriza e golave që korespondon me largimin e Ronaldos nga “Los Blancos”.

“Të ndryshojmë trajner? Janë të tjerë ata që marrin vendimet, por nuk e di se çfarë të mire mund të sjellë një ndryshim trajneri. Do të ishte një çmenduri. Ndonjëherë shërben, të tjera herë jo. Gjithsesi, nuk është diçka që varet nga futbollistët. Unë ju paralajmëroj, kushdo që e jep Real Madrid për të vdekur, e ka kuptuar vërtetë keq. Duhet durim. Ne jemi të parët që jemi të tërbuar. Tani që nuk është më Cristiano Ronaldo, flitet shumë për atë. Por edhe kur ka qenë ai ka patur momente në të cilat kemi hasur probleme të shënonim gol. Goli do të rikthehet. Rezultatet të dridhin, sidomos kur humbet, por skuadra ka dëshirë dhe ambicie për të fituar. Është në ADN tonë”, deklaroi Sergio Ramos, pas disfatës 1-0 ndaj Alaves.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Brescia-Juventus, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-1

Delo.autor

SUPER Ibrahimi ngre peshë tetovarët, Shkëndija në avantazh ndaj Sherif Tiraspolit (VIDEO)

Isa.Autor

ABAZAJ RIKTHEHET NË FUSHË / Asist në miqësore me Anderlecht (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment