Futboll La Liga Sport

REALI ka harruar si shënohet/ Lopetegui: Shkarkimin nuk e mendoj ende

Real Madridi është ende në krye të La Ligas, të paktën për momentin, por humbja në Alaves ishte një tjetër sinjal shumë shqetësues dhe loja e Los Blancos është shqetësuese. Pesë fitore e 2 barazime në 11 ndeshje zyrtare për trajnerin Julen Lopetegui, i cili tashmë sheh të rritet presioni dhe koha në dispozicion të tij po mbaron, nëse nuk ndryshon gjithçka urgjentisht.

Ajo që shqetëson më shumë është rruga negative që ka marrë Reali, në aspektin e lojës dhe rasteve të krijuara. Asnjë gol i shënuar prej 6 orësh e 49 minutash, diçka e paimagjinueshme për një ekip si Reali (nuk ndodhte prej vitit 1985), ndaj pushimi për ndeshjet e kombëtareve vjen në momentin perfekt, për të analizuar gjithçka dhe për të rikuperuar energjitë.

Lopetegui foli pas ndeshjes kundër Alavesit dhe natyrisht pyetja më e rëndësishme ishte nëse ndihej në rrezik shkarkimi, por trajneri madrilen preu shkurt: “Trajnerët janë të varur nga rezultatet, por për momentin nuk po mendojmë për gjëra të tilla. E dimë që nuk është një moment i mirë, por në rastin më të keq mbetemi 3 pikë larg kreut, ndaj duhet të ruajmë qetësinë”.

Për Lopeteguin humbja ishte e pamerituar: “Alaves mori më shumë nga sa meritonte, për atë që dha në fushë. Ne krijuam lojë, por jo shumë raste në pjesën e parë dhe kjo është zhgënjyese. Kur nuk shënon natyrisht nuk është e lehtë dhe psikologjikisht skuadra është e rënduar, sepse po i mungon goli. Duhet freski, qetësi dhe të nxjerrim mësime nga gabimet. Nuk patëm as fat, sepse na u dëmtuan Benzema e Bale dhe duhej të bënim ndërrime të detyruara, duke na u kushëtuar gjithë ndeshja”.

Tifozët janë të zhgënjyer: “Ky ekip po punon në mënyrë kafshërore prej tre muajsh dhe do vazhdojë kështu, por është logjike që gjithë madridistët të jenë të zhgënjyer. Megjithatë, jemi në tetor dhe kemi hapësira të mëdha përmirësimi”.

Related posts

ZBULOHET DATA E TRANSFERIMIT/ “El Chiringuito”: Është vendosur data për firmën e Mbappe me Real Madrid

Delo.autor

Shpërthen ylli i PSG: E merituam eliminimin, 400 milion euro u shpenzuan kot

Q.Autor

Nis “operacioni fshesa” tek Roma/ Verdhekuqtë bëjnë gati listën me largimet (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment