Futboll Sport

RIKTHIMI TEK MILANI/ Suedezi Ibrahimovic i përgjigjet thashethemeve

Sulmuesi i LA Galaxy Zlatan Ibrahimovic e ka folur për spekulimet e ditëve të fundit që e lidhin atë me një rikthim te Milan.

Ai është treguar shumë i zgjuar, duke i cilësuar si “thashetheme” por ka refuzuar t’i mohojë.

Gjatë ditëve të fundit është raportuar se Milan po konsideron një transferim të Ibrahimovic pasi e sheh si një opsion me çmim të ulët për të përforcuar skuadrën.

Kur pyetet për mundësinë e ribashkimit me Kuqezinjtë, 37-vjeçari shprehet: “Gjithmonë ka thashetheme. E gjithë bota më do. Është OK.”

Suedezi ka shënuar 56 gola në 85 paraqitjet e tij me Djallin mes 2010 dhe 2012, duke fituar Scudetto-n në sezonin e parë.

Related posts

BËN PARASHIKIMIN/ Superkompjuteri nxjerr fituesin e Premier, ja ku renditet Southamptoni i Brojës (FOTO)

Delo.autor

Chiellini: Totenhemi luajti mirë por eksperienca bëri diferencën

Q.Autor

”Hakmarrja” e De Geas, injoron Kryeministrin (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment