Futboll Seria A Sport

KAMPIONËT TË PAPËRMBAJTSHËM/ Pas Ronaldos Juventusi synon dy yje të Bayern Munich

Juventusi është në kërkim të një mbrojtësi qendror, edhe pse për momentin ndihet i konsoliduar në këtë rol me Bonucci, Barzagli dhe Chiellini. Megjithatë, klubi bardhezi nuk mendon sot për sot, i ka parasysh edhe vitet mbi supet e lojtarëve të sipërcituar.

Për pasojë, në fokus është vënë Mats Hummels, i cili e bind “Zonjën e Vjetër” për karakteristikat e tij fizike. Sipas “Bild”, Juventusi beson se lojtari gjerman i plotëson të gjitha kërkesat, edhe për shkak se ka përvojë.

Në këtë interesim të kampionëve të Italisë duket se ka ndikuar vetë trajneri i bavarezëve, Niko Kovac. Ky i fundit, që kur erdhi në stolin e gjigantëve të Bundesligës, nuk e ka konsideruar si “violinë të parë” qendërmbrojtësin.

Nga ana e vet, Mats Hummels ka ambicie për minuta të plota aktivizim, ndaj duket i joshur nga bardhezinjtë. Ndërkohë, Andrea Agnelli, presidenti i klubit italian, po lëviz është në një drejtim tjetër.

Bëhet fjalë për lojtarë të përfaqësuar nga Jorge Mendes, i cili ka sjellë në Torino dy bashkatdhetarët e tij, Joao Cancelo dhe Cristiano Ronaldo. I pari i listës do të ishte James Rodrigues, i cili do ta pëlqente “ndryshimin e skenës”. Sidoqoftë, të dyja këto operacione do të shkonin në rreth 60 milionë euro, secili.

Related posts

“BOMBA E DITËS”/ MILANI shumë PRANË mbrojtësit më të mirë në botë, vjen në JANAR

Isa.Autor

NBA/ Clippers ndalin Jazz pas 9 fitoresh, Philadelphia “fluturon” me Embiid

Delo.autor

Miranda: Jam ndër mbrojtësit më të fortë në botë, por inspirohem nga dy sulmues

F.autor

Leave a Comment