Futboll Premier League Sport

DERBI I ANGLISË/ Kampionët e Europës mposhtin Manchester United në “Anfield”

Derbi Anglisë, Liverpool – Manchester United vendoset nga gjiganti holandez, Virgl van Dijk dhe sulmuesi egjiptian Mohamed Salah. Qendërmbrojtësi 28-vjeçar realizoi në pjesën e parë ndërsa “Faraoni” në të dytën në supersfidës e zhvilluar në “Anfield”, rezultati i së cilës (2-0) e shkëput edhe më tej skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp nga ndjekësit më të afërt.  Tashmë “The Reds” kryesojnë me 64 pikë nga 66 të mundshme në 22 ndeshje të zhvilluara gjithsej. Manchester City i vendit të, që në fakt ka zhvilluar një ndeshje më shumë, ndjek me 48 pikë, ndërsa Leicester City me 45 pikë.

Van Dijk kërceu mbi të tjerët në minutën e 14-të, pas krosimit të Alexander-Arnold nga këndi, duke ngritur peshë impiantin e Liverpoolit. Në fakt, vendësit realizuan edhe dy gola të tjerë në pjesën e parë, me Firminon dhe Wijnaldum, por në të dy rastet golat u anuluan nga VAR-i. Para se të finalizonte braziliani kishte ndërhyrje të parregullt ndaj De Geas, ndërsa në momentin e shënimit nga holandezi, u dallua një pozicion jashtë loje milimitrik.

Në fillim të pjesës së dytë Salah dhe Mane iu afruan ndjeshëm golit, ndërsa Henderson gotiti shtyllën. Për United vlen të përmendet rasti i Martial në minutën e 60-të, me francezin që gjuajti mbi traversë. Ndeshja u mbyll nga Salah në minutën e 3-të shtesë pas një kundërsulmi të shpejtë.

Përfundimisht 2-0 në “Anfield”, me Liverpoolin që bëhet skuadra e parë që shënon në 22 takimet e para të Premier Leaugue-s që nga sezoni 2001-2002 (Arsenali realizoi në 38 takime radhazi).

Related posts

CILA SKUADËR ËSHTË PËRFORCUAR MË MIRË? Ja 15 formacionet, që duan të pushtojnë Europën (FOTO)

Delo.autor

Isha afër transferimit në Barcelonë

Q.Autor

Botërori ndalet për dy ditë, çerekfinalet premtojnë spektakël

Sadik.Autor

Leave a Comment