Futboll Premier League Sport

SARRI NË HALL/ West Ham ka gati ofertën. Kërkon në janar SUPER sulmuesin e Chelseas

West Ham po peshon një tjetër lëvizje të guximshme në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për Olivier Giroud, i cili tani ka më pak se një vit të mbetur në kontratën e tij me Chelsean. Klubi londinez ka qenë i interesuar për të marrë shërbimin e lojtarit, që përpara se ai të shkonte në “Stamford Bridge”, por francezi i refuzoi duke e ditur se kishte shumë oferta më të mira. Manuel Pellegrini, menaxheri i West Ham kërkon të shtojë cilësinë në vijën e sulmit të ekipit dhe Olivier Giroud shihet si emri i duhur.

32-vjeçari mbërriti në “Stamford Bridge” nga Arsenali në muajin janar. Ai përfundoi sezonin te “Blutë” si zgjedhje e parë, përpara se të nënshkruarin në verë Alvaro Moratan. Në merkaton e kaluar u përfol për një lëvizje larg Chelseas. Marseille ishte e interesuar ta merrte në Francë, por Giroud e refuzoi pasi nuk dëshironte të largohej nga Anglia. Aktualisht, pas rikthimit nga Kupa e Botës, Giroud ka bërë shtatë paraqitje në Premier Ligë, por nuk ka gjetur ende rrjetën. Megjithatë, pavarësisht mungesës së golit, kampioni i botës, ka provuar se vijon të jetë shumë i rëndësishëm në ekip: është i shkëlqyeshëm në ajër dhe i jep lojës “Bluve” një tjetër dimension.

Për momentin, Giroud nuk është një titullar i padiskutuar te Chelsea, por mbetet një figurë e rëndësishme. Parashikohet që nën drejtimin e Sarrit, Chelsea të ketë një sezon të jashtëzakonshëm, ku pretendojnë të fitojnë Kampionatin dhe gjasat janë që francezi të mos pranojë të largohet nga “Stamford Bridge”, aq më tepër tek një skuadër e cila renditet në vendin e 15 në tabelë.

Related posts

TRANSFERIMI TEK FORMULA 1/ Fernando Alonso: Nuk do të shkoj te Ferrari, ata kanë investuar tek…

Delo.autor

POLEMIKAT E MERKATOS SË VERËS/ Julen Lopetegui dëshiron të marrë drejtimin e klubit të Premier…

Delo.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Nga bilanci tek diferenca, ja statistikat që duhet të dini për derbin numër 155

Delo.autor

Leave a Comment