Futboll Seria A Sport

SEZONI I FUNDIT TE JUVE? Sirena angleze për ALLEGRIN, ja kush SUPER klub e kërkon

Juventusi dhe Masimiliano Alegri duan të fitojnë me çdo kusht sivjet Ligën e Kampioneve, duke parë se nga njëra anë bardhezinjtë janë fuqizuar shumë me Kristiano Ronaldon dhe blerje të tjera të mëdha, por në të njëjtën kohë duke parë se edhe disa pretendente si Bajerni i Mynihut, Reali i Madridit dhe Barcelona po çalojnë në këtë pjesë të sezonit.

Gjithsesi, fiton ose jo, zërat se për “Kontin Maks” ky do të jetë viti i tij i fundit në Torino sa vijnë e shtohen. Dhe për ta fuqizuar edhe më shumë këtë fakt mendon edhe media angleze, e cila flet për disa sinjale mes trajnerit të Juves dhe klubit të Mançester Junajtid që ka kontaktuar livornezin 51-vjeçar, madje ideja për një “martesë” për sezonin e ardhshëm është më shumë sesa thjesht një sondazh.

Fundja, Zhoze Murinjo tashmë është krisur jo vetëm me një pjesë të skuadrës, por edhe me tifozërinë e “Djajve të kuq”, ndaj një ndryshim në stol është më se i mundshëm për sezonin e ardhshëm, me Masimiliano Alegrin, që ka parakaluar në listën e favoritëve edhe emrin e bashkatdhetarit të tij, Antonio Konte

Related posts

FLAMURI ME KAFKË DHE KOCKA TË KRYQËZUARA/ Simboli i klubit gjerman përfundon në listën e antiterrorizmit anglez (FOTO)

Delo.autor

PAMJE TË FRIKSHME/ Shikoni momentin kur lojtari goditet nga rrufeja në fushën e lojës (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Alarmi nga Koronavirusi, merret vendimi për Napoli-Inter!

Delo.autor

Leave a Comment