Futboll Seria A Sport

Befason presidenti: Po qëndroi me ne, Inter do të humbasë 22 mln dollarë të tjerë

Gabriel Barbosa është kthyer të jetë Gabigol, por e ardhmja e tij vazhdon të mbetet enigmë. Sulmuesi i datëlindjes 1996-të ka shënuar golin e fitores të Santos kundër Corinthinas, por nuk e di akoma nëse sezonin e ardhshëm do të luajë përsëri në Brazil apo me fanellën e Inter, që zotëron kartonin e lojtarit.

Në përfundim të ndeshjes, vetë Gabigol ka konfirmuar të gjithë dyshimet: “Të qëndroj? Mungojnë nëntë ndeshje, është shumë e komplikuar. Të gjithë e dinë për sforcimet e shumta që kam bërë për t’u kthyer. Nuk varet nga unë, kam një kontratë me një skuadër dhe duhet ta zgjidh me ata. Nëse duhet të largohem, dua ta lë Santos-in në Libertadores. Nëse qëndroj, do të doja ta luaja”.

Gjithsesi, është e vështirë që Gabriel të qëndrojë te Santos. Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i klubit brazilian, Jose Carlos Peres në “Torcedores.com”: “Është një gjë shumë e vështirë për t’u parashikuar. Ai ka një kontratë katërvjeçare me Inter-in dhe ata kanë shpenzuar 88 milionë dollarë për ta marrë. Po t’i ndajmë për katër do të ishin 22 milionë në sezon”, ka thënë ai.

Një enigmë e vërtetë, teksa e ardhmja e Gabigol vazhdon të jetë në pikëpyetje.

Related posts

Të gjithë shkojnë në dhomat e zhveshjes, ja çfarë gjesti bën “ylli” i Dortmundit (VIDEO)

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ SPEZIAS/ Trajneri Pioli: Pritshmëria ka ndryshuar, mentaliteti i lojtarëve më…

Delo.autor

Higuain s’ka pse mërzitet, ato 7 milionë e bëjnë diferencën…

Q.Autor

Leave a Comment