Futboll La Liga Sport

SHIFRAT/ BARÇA pa “MBRETIN” e saj do të ishte e shtata në La Liga ndërsa në Champions…

Tani e ka kuptuar Real Madridi se çfarë do të thotë të luash pa Cristiano Ronaldon. Në këtë moment, është normale që tifozët e Barcelonës të fillojnë me ngurrim të imagjinojnë se çfarë do të ndodhte në skuadrën e tyre, po të mos ishte Messi. Përtej ndikimit të tij në formacionin e Valverde dhe respektit që i japin rivalët, numrat e sulmuesit argjentinas tregojnë se ka kontribut thelbësor.

Numrat nuk janë për ta bërë shkencë futbollin, po shërbejnë si një fakt mjaft i fuqishëm për të provuar se jeta e katalanasve pa Leo Messin nuk është aq e bukur. Pa 11 golat e tij dhe 5 asistimet, Barça do të ishte në vendin e shtatë në kampionat, si dhe e dyta në grupin përkatës të Ligës së Kampionëve, aktualisht.

Ndikimi i Messit te gjigandët e La Liga-s është pa dyshim vendimtar, përcaktues. Ky sezon e ka treguar përsëri këtë. Messi ka shënuar 6 gola në La Liga, këtë sezon; kundër Alaves (2), Huesca (2), Girona dhe Valencia (1), si dhe ka dhënë katër asistime kundër Huesca, Leganés dhe Athletic. Me këtë kontribut, matematikisht e minimalisht, Messi i ka dhënë tri pikë Barcelonës në kampionat.

Pa golat e tij, katalanasit do të ishin mundur kundër Girona (2-2), Athletic (1-1) dhe Valencia (1-1). Nëse i heqim golat e yllit argjentinas kundër Alaves (3-0) dhe Huesca (8-2), siç ndodhi në Superkupën Spanjolle kundër Sevilla (fitoren 2-1), Barça do të kishte fituar në të njëjtën mënyrë, edhe pse me siguri me më pak shkëlqim dhe më shumë vuajtje.

Në Champions, Messi ka shënuar 5 gola. Kundër PSV (4-0) realizoi një “hat-trick”, kështu që, edhe pse loja e tij ishte vendimtare për fitoren blaugrana, do të kishte mjaftuar edhe goli i Dembele për të marrë tri pikë në “Camp Nou”. Ndryshe ishte ajo që ndodhi në Londër, kundër Tottenham (2-4). Duke zbritur dopietën e Messit nga rezultati përfundimtar, Barça pa atë do të kishte fituar vetëm një pikë.

Në sajë të Messit mund të thuhet se katalanasit morën edhe dy pikë të tjera. Megjithatë, duke pasur parasysh pasimin e tij spektakolar tek Alba, në golin e Coutinho, nuk do të ishte e paarsyeshme të thuhet se rëndësia e Messit në “Wembley” ishte me vlerën e tri pikëve. Për diçka ai duhet të jetë i gëzuar. Barcelona është e qartë se, pa kontributin e Messit, nuk do të ishte udhëheqëse e Grupit B të Ligës së Kampionëve, në dëm të Interit, rivalit të saj të ardhshëm. Pra, Messi “peshon” në këtë këndvështrim matematikor të gjërave në mënyrë të barabartë, ose më shumë se Cristiano Ronaldo… në Madrid.

Related posts

GUARDIOLA DOMINOI JURGEN KLOPP/ Ja statistikat që e shpallën kampion në Premier

Delo.autor

MERAKTO E VERËS/ Derbi i Turqisë për Muriqin, dy klubet e mëdha duan shërbimet e sulmuesit

Delo.autor

TREGON SE ËSHTË AKOMA IRON MIKE/ Tjetër pamje e frikshme nga Mike Tyson në stërvitje (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment