Futboll Shqipëri Sport

Shkëmbi: Unë nuk ndëshkoj lojtarë, jemi këtu me një dëshirë e një qëllim

Pas ndeshjes për Supesport foli dhe trajneri Bledi Shkëmbi teksa u shpreh:

Fitore në momentin e duhur. Por edhe sot nuk ishte e thjeshtë…

Kaluam një situatë jo të mirë pas ndeshjes me Partizanin dhe kjo u reflektua në pjesën e parë në ndeshjen e sotme. Në këtë moment i rëndësishëm ishte 3 pikëshi dhe arritëm ta merrnim. Në pjesën e dytë skuadra u paraqit më mirë. Për fat të mirë vjen një moment pauze dhe kjo na ndihmon të përmirësohemi.

Ndryshimet në formacion?

Mendoj se këta lojtarë për këtë ndeshje ishin ata më në formë për momentin. Ndoshta ishte pak ditë për të vendosur por ata lojtarë që aktivizuan dhanë maksimumin. E dija që ekipi do të vuante pak në fillim. Por kur shënon gol je më mirë nga ana psikologjike.

Ndikon ky sukses ndaj Kastritotit në anën psikologjike të skuadrës, për “ndëshkimet” e lojtarëve?

Unë nuk i ndëshkoj lojtarët. Janë 20 lojtarë të gjithë stërviten njëlloj. Për këtë ndeshje vendosa të luaj me këta lojtarë. Të gjithë janë të barabartë, por e rëndësishme është që jemi 20 lojtarë një staf dhe të gjithë për një qëllim dhe një dëshirë.

Related posts

FORMULA 1/ Në garën e Austrisë thyhet hegjemonia e Mercedesit

Delo.autor

Ja parashikimet e para! Kjo skuadër në Kiev do ta fitojë Champions League

Sadik.Autor

“KAM RUAJTUR LOPËT PARA SE TË BËHESHA FUTBOLLIST”/ Rrëfimi i yllit të Kosovës që shkroi historinë me Lokomotivën e Zagrebit

Delo.autor

Leave a Comment