Futboll Shqipëri Sport

Skuadra më e dobët e Superiores/ PLORI gjen një fije shprese: Pikët do të vijnë, por duhet të…

Pavarësisht se skuadra e fundit në renditjen e kampionati shqiptar, tekniku Elvis Plori ka ende shpresë se ekipi i Kastrioti do t’i gjejë pikët sepse prodhon lojë, por vuan në mbrojtje. Për “Supersport”, trajneri i skuadrës krutane u pajtua me faktin se mungesa e eksperiencës së lojtarëve.

“Kanë të drejtë në studio që është skuadra më e dobët. Ato mundësi që kemi, i kemi dhënë. Dhamë 100%. Nuk jam i qartë për penalltinë. Ne patëm një rast të pastër me Patrik Bardhin. Domgjoni na destabilizoi. Kur ne krijojmë volum, raste ne ndëshkohemi. Është mungesa e eksperiencës. Por sot i kamë parë të gjithë lojtarët. Kishin ego personale.

Ky është futbolli: kur nuk shënon, pëson. Është portieri i ri, por ka mungesë eksperience dhe gaboi te penalltia dhe te goli i dytë. Mosstabilizimi i mbrojtjes na ndëshkon. Ne nuk po i marrin pikët, por mund të stabilizohemi në mbrojtje dhe atëherë mund të marrim pikët”, u shpreh pas humbjes së sotme me Teutën Elvis Plori.

Related posts

CHAMPIONS CUP/ REALI përmbys JUVENSTUSIN, RONALDO e ndjek nga…shtëpia (VIDEO)

Isa.Autor

E FUNDIT/ Koronavirusi godet Premier, shtyhet Everton-Manchester City. Rezultojnë pozitiv me COVID-19…

Delo.autor

Kalimi i Coutinhos tek Barça, vjen reagimi i parë nga Gerrard

Q.Autor

Leave a Comment