Futboll Premier League Sport

SHOKUESE/ Tottenham në ankth për Eriksen, mesfushori do të mungojë “pa afat”

Vjet zhvilloi sezonin e tij më të mirë në karrierë, aq sa Real Madrid e kërkoi me ngulm dhe e kishte në listën e kandidatëve për ta sjellë në “Bernabeu” në rast se do të largohej Luka Modric. Por tani mesfushori danez i Tottenham, Christian Eriksen, është një enigmë, pasi është ende i dëmtuar dhe nuk dihet se kur do të rikthehet në fushë.

I shqetësuar për mungesën e Eriksen është edhe trajneri i Danimarkës, Age Hareide, që në prag të ndeshjeve që do të luajë ndaj Austrisë dhe Irlandës, ka thënë se mungesa e tij në kombëtare ndihet shumë. “Christian vuan ende një problem me muskujt abdominal. Tottenham na ka informuar se bëhet fjalë për një dëmtim serioz, që në të ardhmen mund të bëhet kronik”, tha Hareide.

Eriksen bëri një Botëror të mirë me Danimarkën verën e këtij viti, e cila u eliminua në 1/8 e “Rusi 2018 nga Kroacia pas 11-metërshave. Por lojtari ka munguar në 3 ndeshjet e fundit me Spurs në Premier League dhe situata duket shqetësuese. “Nuk di të them se kur do të rikthehet, këtë gjë e dinë më mirë mjekët e Tottenham. Nuk do të jetë me ne këto 2 ndeshje, ndoshta do të mungojë për një kohë të gjatë”, tha Hareide.

Related posts

Andrea Pirlo nderohet me çmim special

Q.Autor

Formacionet zyrtare: Newcastle United – Arsenal

Sadik.Autor

Zidane ka gati listën e lojtarëve që dëshiron t’i blejë Realit

Q.Autor

Leave a Comment