Futboll Kombëtarja Sport

 Shqipëri U21- Spanjë U21/ Formacionet: Vrioni titullar, iberikët nuk i kursejnë yjet

Do të luhet në “Selman Stërmasti” sfida mes Shqipërisë U21 dhe Spanjës U 21 e vlefshme për kualifikueset e Europianit të 21-vjeçarit.

Edhe pse përballë është një skuadrës si Spanja e cila nuk ka nevojë për shumë koment, pasi mjafton të shikosh lojtarët që ka në dispozicion dhe skuadrat ku luajnë, kuqezinjtë e Bushit, do të provojnë të japin maksimumin.

Një ndeshje prestigji për Shqipërinë përballë kryesuesve të grupit me 21 pikë. Kujtojmë që përballje e parë mes këtyre 2 skuadrave e zhvilluar në Spanjë, përfundoi me rezultatin 3-0 për ibrikët. Skuadra e Bushit nuk ka asgjë për të humbur në këtë takim, teksa mban vendin e 5-të me 6 pikë në 8 ndeshje.

Sulmuesi Vrioni, i cili iu bashkua Shpresave ditën e sotme, do të startojë si titullar. Ndërkohë iberikët nuk i kanë kursyer yjet e tyre, teksa Lirola, Fabian Ruiz, Fornals, Majoral do të startojnë si titullarë.

19:00| SHQIPËRI U21 – SPANJË U21

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA U21: Kastrati, Maloku, Toli, Tafa, Doka, Kryeziu, Bare, Laçi, Muçolli, Sulejmanov, Vrioni.

SPANJA U21: Unai Simon, Lirola, Karicol, Nunez, Mere, Zubeldia, Soler, Fabian Ruiz, Fornals, Ojarzabal, Majoral.

Shqiperi-Spanjw

Related posts

“PARAJA NGRE UJIN NË QIELL”/ Manchester City “BLEN” edhe trenin (VIDEO)

Isa.Autor

Zbulohet detaji i parë i duelit Joshua-Wilder…

Sadik.Autor

LAZIO-INTER/ Mrojtësi Hysaj shkakton një penallti, Perisic ndëshkon vendasit nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment