Futboll La Liga Sport

SHTOHEN PROBLEMET PËR KATALANASIT/ Lëndohet qendërmbrojtësi në Ligën e Kombeve

Gjatë ndeshjes mes Belgjikës dhe Zvicrës të premten mbrëma në Bruksel, Thomas Vermaelen ka pësuar lëndim, duke u bërë problemi i radhës për klubin katalonas.

Qendërmbrojtësi doli nga ndeshja në minutën e 73’, pasi bëri një pasim të topit, lojtari pësoi një lëndim muskulor, dhe shkoi drejt tunelit, transmeton Gazeta Express.

Pasi Samuel Umtiti është i lënduar, Ernesto Valverde momentalisht në qendër të mbrojtjes mund të luajë vetëm me dyshen Clement Lenglet dhe Gerard Piquen, gjatë ndeshjeve të radhës me Sevillan, Interin dhe Real Madridin.

Barcelona nuk di për fitore në La Liga qe katër ndeshje, dhe duke parë gabimet e fundit të Piques, telashet po rriten për Valverden.

Priten testime të tjera për Vermaelenin për ta kuptuar konkretisht lëndimin e tij.

Related posts

“PRESIM QË “PLESHTI” TË JETË GATI PËR…”/ Trajneri Pochettino jep lajmin e madh mbi “Jashtëtokësorin”

Delo.autor

“KEMI LUAJTUR NDAJ NJË KUNDËRSHTARI TË VËSHTIRË”/ Trajneri Piol pas fitores: Nëse nuk do të kishim fituar, do të…

Delo.autor

VIDEO/ Zidane e zëvendësoi, Ronaldo ia nxjerr inatin kameramanit

Q.Autor

Leave a Comment