Futboll Seria A Sport

Dopietë e artë “EL PIPITA”: SUSO është FANTASTIK, tani të fitojmë DERBIN me INTRIN

Gonzalo Higuain shënoi dje golin e gjashtë për Milanin, por argjentinasi mendon se ka ende punë për të gjetur formën maksimale. Në deklaratën e tij pas ndeshjes me Kievon, numri 9 kuqezi deklaroi: “Ndihem pjesë e këtij Milani. Jemi një grup fantastik që punon maksimalisht. Gabimet janë një aspekt i zanatit, por rëndësi ka që po tregohemi profesionistë. Besoj se jemi në rrugën e duhur dhe janë këta binarët, të cilët duhet të ndjekim”.

“El Pipita” është i kënaqur me lojën e skuadrës, por disi më pak me rezultatet, të cilat janë disi gënjeshtare për sa u përket kuqezinjve. Sipas sulmuesit: “Nisja e sezonit nuk ka qenë në përputhje me ndeshjet që kemi zhvilluar dhe rastet e krijuara. Milani ma ka dhënë besim dhe përgjegjësi që në ditën e parë dhe po përpiqem ta shpaguaj me paraqitje në nivel. Shpresoj të vazhdoj kështu edhe në të ardhmen, megjithëse më duhet edhe pak kohë për të arritur formën më të mirë”.

Gatuzo i kishte kërkuar Susos ta ndihmonte dhe spanjolli në fushë kërkon gjithnjë e më shumë argjentinasin, i cili duket i lumtur nga raporti me numrin 8 kuqezi: “Suson e admiroja qëkur luaja në të tjera ekipe. Është një futbollist fantastik sipas mendimit tim. Kur ngre kokën, ka shumë cilësi për të dërguar topin aty ku dëshiron. Mjafton të shohim asistin për golin e dytë. E falënderoj, siç falënderoj edhe shokët e tjerë të skuadrës”.

Pas fitores me Kievon, vinë kombëtaret, por Higuain nuk është grumbulluar me Argjentinën, çka e bën që ai të përqendrohet te takimi i radhës. “Ishte një ndeshje e mirë, por tashmë vëmendja duhet të shkojë te derbi. Duhet të mundohemi të fitojmë më shumë takime dhe nëse ia dalim të marrim tri pikët me Interin, do të ishte diçka shumë e bukur”, përfundoi bomberi.

Related posts

KUPA E BOTËS/ Zhbllokohen shifrat në takimin Francë-Argjentinë

Sadik.Autor

VERONA-INTER/ Çfarë gafe nga Handanovic, Skriniar kthen “Zikaltërit” në avantazh (VIDEO)

Delo.autor

Inter 3 blerje të mëdha gjatë verës, shkëmben Icardin me super sulmuesin

Delo.autor

Leave a Comment