Futboll Sport

SKANDAL/ Ngatërruan himnin, ish-rivalët e SHQIPËRISË e “paguajnë shtrenjtë”

Ndeshja e mbrëmjes së djeshme midis Gjibraltarit dhe Armenisë nuk do të mbahet mend vetëm për fitoren historikë të Gjibraltarit, por edhe për incidentin e papritur para ndeshjes.

Në momentin kur po përgatitej ekzekutimi i himnit të Gjibraltarit, banda muzikore armene e ngatërroi me himnin e Lihteshtejnit.

Megjithatë, Gjibraltari arriti të turpëronte Armeninë në shtëpinë e saj duke fituar minimalisht me rezultatin 1-0 falë penalltisë së Joseph Chipolina në minutën e 50-të.

Federata e Gjibraltarit u shpreh e indinjuar me “ngatërresën” që bëri Armenia. Më pas pala armene kërkoi falje zyrtarisht në adresë të Gjibraltarit.

Kjo është fitorja e parë e rëndësishme në historinë e Gjibraltarit, e cila është lejuar të marrë pjesë në kompeticionet ndërkombëtare në 2013. Bilanci i tyre është 22 humbje, 107 gola të pësuar dhe vetëm një ndeshje e fituar. Takimi u zhvillua në kuadër të Ligës së Kombeve.

Related posts

EURO 2020/ Reja bën ndryshime në formacion, ndaj Islandës ulet në stolin rezervë…

Delo.autor

Leroy Sane beson se Manchester City mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Q.Autor

KUKËSI KËRKON PËRFORCIME/ “Verilindorët” synojnë të marrin në janar mbrojtësin e Skënderbeut…

Delo.autor

Leave a Comment