Futboll Premier League

“Flokët e Fellaini-t dhe këmbët e Messi-t” – Talenti 18-vjeçar që po çmend tifozët e Manchester United

Ta ekzagjerosh me pritshmëritë për një lojtar që është në fillimet e karrierës së tij shpeshherë ka qenë një kurth për gazetarët dhe tifozët – disa stile me topin në Youtube dhe një paraqitje e mirë me skuadrën nuk të bëjnë një futbollist me të ardhme të madhe.

Gjithsesi, mesfushori i Manchester United Tahith Chong padyshim që ka një potencial serioz, nëse debutimi i tij me U-23 – në moshën 18-vjeçare – është për t’u besuar.

Megjithëse United është mundur me rezultatin 3-1 në Old Trafford nga Tottenham Hotspur, tifozët kanë mbetur të mahnitur nga paraqitja e Chong në qendër të fushës.

Me Jose Mourinho në tribunë, Chong – i cili mban fanellën me numrin 7 – ishte forca dominuese e ekipit të tij që ka shumë talente të tjera, duke përfshirë Angel Gomez.

Chong shënoi golin e parë në minutën e 10-të të pjesës së dytë.

Megjithëse Tottenham përmbysi rezultatin, ishte Chong ai që tërhoqi vëmendjen dhe jo vetëm për stilin e flokëve që të kujton Fellaini-n.

Related posts

NJË SKANDAL FALSIFIKIMI DOKUMENTASH/ Hamdi Salihi dënohet nga Federata Austriake

Delo.autor

Memelli: Izoluam sulmin e Partizanit, keqardhje të mundesh nga një episod

Isa.Autor

CRISTIANO RONALDO APO “PLESHTI”? Ja kush paguhet më shumë ndër dy “jashtëtokësorët” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment