Futboll Seria A Sport

SKANDALI I PËRDHUNIMIT/ Reagon vëllai i CR7 pas akuzave se portugezi DHUNOI një grua

Vëllai i Cristiano Ronaldos, Hugo Aveiro, ka insistuar se akuzat ndaj portugezit për përdhunim e Kathryn Mayorgas nuk janë aspak të vërteta, si dhe e ka quajtur të vëllain e tij një hero për shkak të ndikimin që kishte në vendlindje, Madeira. Aveiro ende jeton në vendlindjen e tyre, në ishullin e Madeiras, dhe ai përkujdeset për muzeun e Cristiano Ronaldos. Aveiro e ka bërë të qartë se ylli portugez konsiderohet si një hero atje përkundër akuzave.

“Vëllai im është një hero në Maderia. Ai ka një ndikim të madh këtu sepse ka bërë shumë gjëra për këtë ishull. Rreth gjysmë milionë njerëz vijnë në muze çdo vit. Vëllai im kthehet zakonisht për Vitin e Ri sepse është edhe ditëlindja e nënës së tij”, ka thënë Aveiro.

“Njerëzit këtu e mbrojnë atë sepse të gjithë e njohin. Gazetat lokale thonë vetëm gjëra të mira dhe njerëzit e mbështesin atë. Ai është ikonë në Madeira. Akuzat për përdhunim janë gjepura”.

Kathryn Mayorga e ka akuzuar Ronaldos se e kishte përdhunuar në tualetin e një hoteli në Las Vegas në vitin 2009. Për këtë ngjarje, Mayorga kishte raportuar në Policinë e Las Vegasit menjëherë, por nuk e kishte përmendur emrin e Ronaldos.

Tani, nëntë vite më vonë, janë publikuar disa dokumente të cilat duken se i vërtetojnë akuzat e Mayorgas, rrjedhimisht Policia e Las Vegasit i ka rihapur hetimet.

Related posts

“SHUMË ZHURMË PËR ASGJË”/ Zbulohen PRAPASKENAT mes Milanit dhe CHELSEA për Higuain

bora.autor

NGA GEORGINA TEK MELENA/ Këto janë partneret seksi të futbollistëve që pritet t’i vënë “flakën” Europianit

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Grosjean nis aventurën e re, rikthehet në pistë 86 ditë pas aksidentit

Delo.autor

Leave a Comment