Futboll Ligue 1 Sport

“NDOSHTA REALITETI ËSHTË…”/ Pochettino “ngel në klasë” Sergio Ramos, i tërheq veshin edhe “treshen” yjore “MNM”

PSG është ekipi në modë në Evropë, me valën e nënshkrimeve të bëra gjatë verës (Messi, Ramos, Donnarumma, Achraf, Wijnaldum), shtuar mos largimin e mundshëm të Mbappé. Për pasojë, gjithmonë është në fokusin e mediave. Dhe kjo barrë mbahet në shumë raste nga trajneri Mauricio Pochettino, i cili duhet të merret me këtë presion.

Argjentinasi është intervistuar nga “Universo Valdano” i Movistar +, që kishte shkuar për ta vizituar në Paris. Aty ka folur për emrat e mëdhenj si Messi, Mbappé, Neymar. Po ashtu, u shfaq në diskutim edhe Sergio Ramos, i cili ende nuk ka debutuar me ekipin parizien, ndërkohë që koha po kalon pa u vënë re: “Ndoshta realiteti i Sergio Ramos është ndryshe nga ai i vitit 2014, nga Messi dhe Neymar.

Këta futbollistë janë kampionë të mëdhenj, por duhet të mësohen me realitetin. Ne të gjithë kemi parasysh se ata kanë qenë më të mirët, por duhet të jenë në nivelin e tyre. Nëse ata e justifikojnë përcaktimin e lojtarëve të mëdhenj në fushë, sigurisht që mund të fitojmë gjithçka. Lufta fitohet duke marrë versionin më të mirë të secilit. Orkestra duhet të jetë në një mendje”.

Rreth Mbappe, trajneri Pochettino thotë se e ka parë gjithmonë të qetë lidhur me të ardhmen e tij: “Unë gjithmonë e kam parë si referencë në projektin e klubit. Ideja ishte që të vazhdonte me ne, Mbappé duket i qetë. Ai është një profesionist i madh, e ka respektuar situatën e tij kontraktuale. Kylian është një djalë inteligjent, i ri, por i pjekur. Si futbollist është i jashtëzakonshëm, kampion bote. Ai është e tashmja dhe e ardhmja”.

Merkatoja e verës i ofroi PSG mundësinë e marrjes falas të Lionel Messit, pas përfundimit të kontratës së këtij të fundit me Barcelonën. Për Pochettino është diçka shumë e veçantë që stërvit bashkatdhetarin e tij: “Messi është një figurë botërore, ndoshta më i miri i të gjitha kohërave. Duke pasur Leon në ekip është si një dhuratë e jetës. Askush nuk e priste largimin e tij nga Barcelonë, as vetë ai. Presidenti, Leonardo dhe klubi në përgjithësi bënë një punë të madhe për të nënshkruar me Messin. Ai ka krijuar pritshmëri të mëdha në Paris, edhe në të gjithë botën. Më pëlqen natyraliteti i tij dhe ndjenja se ai duhet ta justifikojë dashurinë që ka marrë”.

Pochettino tha disa fjalë edhe për anëtarin e fundit të “tridentit” që frikëson këdo, Neymar: “Ai ka një marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë, ka një zemër të madhe. Në privatësi është i ndjeshëm, i pëlqen t’i përqafojë njerëzit. Spikat për shpirtin konkurrues, është një djalë i mrekullueshëm”.

Tridenti “MNM” (Messi-Neymar-Mbappe) është një nga gjërat tërheqëse pse njerëzit duan ta shohin PSG këtë vit. Në pamje të parë duket një sulm i paimagjinueshëm, edhe pse mund të krijojë probleme në mbrojtje. Pochettino është i lumtur kur ata luajnë së bashku, por çelësi i suksesit loja ekipore: “Ajo që ata vlerësojnë më shumë është spontaniteti. Të tre nuk kërkojnë të jenë referencë, por rendin drejt natyralitetit.

Mundohem të krijoj me ta një marrëdhënie besimi, në të cilën të ndihen të lirë të thonë çfarë mendojnë dhe anasjelltas. Trajneri duhet të kërkojë bashkëpunim me lojtarin, të mos e mashtrojë atë. Pastaj, në dhomat e zhveshjes privilegjet jepen nga natyra e njëri-tjetrit. Ata janë emra të mëdhenj, por performanca kolektive është ajo që do t’iu japë mundësinë për të fituar”.

Related posts

KLUBI NË KRIZË EKONOMIKE/ Juventus i detyruar të shesë “Përbindëshin” Ronaldo. Zëvendësuesi mund të jetë…

Delo.autor

Nëse largohet nga Real Madrid, ky do të jetë klubi i ri i Ronaldos

Q.Autor

“XHISIELA”/ Arbitri i njohur nuk përmbahet: Mos u merrni me këtë BAXH*LLË, vuan për…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment