Futboll Seria A Sport

SKANDALI I TRUKIMEVE NË BELGJIKË/ Rrezikon ylli i Lacios

 

Sergej Milinkovic Savic nuk po shkëlqen në sezonin e ri dhe ndoshta te Lazio janë penduar rëndë që nuk e shitën në verë, nëse realisht për serbin pati oferta te 100 milionë eurot.

Mesfushori i talentuar ka pasur një rënie të theksuar rendimenti dhe duket qartë që nuk është i qetë. Transferimi i dështuar, presioni i madh nga mediat e tifozët, por ndoshta edhe problemet me drejtësinë belge rëndojnë në kokën e tij.

Çfarë po ndodh? Në Belgjikë ka ditë që ka shpërthyer një skandal i madh, i emërtuar “Duar të pastra”, me 19 persona të arrestuar deri tani, mes drejtuesish e agjentësh. Një xhiro e frikshme transferimesh, manipulim bilancesh e pastrim parash, ku tashmë emrat e përfshirë janë të nivelit më të lartë.

Autoritetet belge po hetojnë edhe për lidhjet e klubeve belge me menaxherë të fuqishëm dhe në këtë drejtim emri i rrethuar është ai i ish-futbollistit të njohur serb Mateja Kezman.

Sipas të përditshmes serbe Kurir, po hetohet edhe për transferimin e Milinkovic Savic te Lazio, për shkak të klauzolave të përfshira dhe përfitimit të jashtëzakonshëm financiar për Kezman.

Dyshimi është që ekzistonte një sistem i korruptuar me origjinë ballkanike dhe hetuesit në Belgjikë kanë ftuar për të marrë në pyetje Milinkovic-Savic, ndërsa janë arrestuar ortakët e Kezman dhe vetë ky i fundit nuk gjendet, siç raporton belgia Het Nieuwsblad. Njërit prej ortakëve të Kezmanit shërbimet sekrete serbe i kanë konfiskuar 7 apartamente, një kafene dhe 1,3 milionë euro.

Lazio bën me dije se nuk ka asnjë lidhje me këtë histori, por në Serbi aludojnë se Kezman ka përfshirë në punët e tij të pista edhe mikun e tij Igli Tare, i cili ka gisht në shumë transferime nga Belgjika në Itali, si në rastin e vëllait të Milinkovic Savic, Vanja Milinkovic, apo transferimin e Adam Marusic nga Oostende te Lazio

Related posts

PAMJE TË RËNDA/ Drama e Welbeck, dëmtim HORROR dhe mungesë e gjatë (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

PËRBALLJA ÇEREKFINALE NË CHAMPIONS/ Mbrojtësi i “Djajve të Kuq”: Messi ka një pikë të dobët që unë e di, prandaj…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ CR7 ndez Manchester United, iu tha shokëve të skuadrës se duhet të fitojnë Premier…

Delo.autor

Leave a Comment