Futboll Seria A Sport

Spalletti: Luajtëm mirë vetëm në pjesën e parë, ja pse nuk e aktivizova De Vrij

Luciano Spalletti ka mendon se ekipi i tij luajti mirë vetëm në pjesën e parë. Icardi shënoi një dopietë në Stadio Olimpico për fitoren e gjashtë radhazi në Serie A, duke ngjitur Inter në vend të dytë.

“Paraqitja e ekipit është gjëja më e rëndësishme. Kemi mundësinë të kontrollojmë ndeshjen siç e bëmë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën kemi humbur topin më shumë sesa duhet, duke lejuar Lazio-n të na shkaktonte probleme,” shprehet Spalletti për Sky Sport Italia.

“Prandaj them që nuk jemi anti-Juve. Luajtëm mirë në pjesën e parë, dhe kaq. Kjo është ambicia e Inter, të ketë mentalitetin dhe të kontrollojë ndeshjen në Olimpico ndaj një ekipi cilësor.

“Mendoj se kemi gjetur një lojtar kyç me Brozovic. Ai ka një kompas në këmbët e tij, ai e njeh futbollin dhe di të dallojë shokët e lirë.

“Ai është mësuar me pozicionin e ri dhe i shkakton mjaft probleme kundërshtarit, gjithashtu ka inteligjencën dhe karakterin për të luajtur aty. “Joao Mario filloi ta humbte shumë topin teksa u lodh me kalimin e minutave. Ideja gjithmonë ishte të futej Valero pas 60 minutave.”

Related posts

HEQJA E SHIRITIT TË ICARDIT/ Pirlo del kundër rrymës: Duhet të ketë ndodhur diçka brenda skuadrës

Delo.autor

BËN PREMTIMIN E ZJARRTË PËR TIFOZËT E INTERIT/ Aktorja italiane: Zhvishem nëse fitojmë…

Delo.autor

Debutim në formacion/ “Princi” MARCHISIO gjen SUPERGOLIN e parë rus (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment