Futboll Sport

ZVICËR-SPANJË/ Trajneri Petkovic: Xhaka mungesë e madhe, duhet ta harrojmë Francën…

Vladimir Petkoviç e konsideron mungesën e Xhakës shumë të rëndësishme, por thotë se ylli i vërtetë i kësaj Zvicre është forca e grupit. Ai tha se duhet harruar dueli me Francën sepse kjo është një sfidë e re.

“Ne jemi një skuadër që luajmë të gjithë bashkë. Nëse mundon ndonjëri si puna e Xhakës, sigurisht që duhet të bëjmë diçka më shumë.

Është mungesë e rëndësishme, por logjikisht unë dua të shoh 10% më shumë ndaj këtij rivali. Kjo na duhet për ta fituar ndeshjen.

Jemi optimistë dhe do të bëjmë gjithçka për t’u kualifikuar. E respektojmë Spanjën, sepse ka luajtur futboll të bukur dhe ka shënuar 10 gola në 2 ndeshjet e fundit.

Kemi shumë respekt, por gjithashtu i besojmë projektit tonë. Franca? Duhet ta harrojmë sfidën me Francën.

Logjikisht na duhen ato emocione për të qenë të karikuar, por fillon një ndeshje e re, me analizë dhe përgatitje tjetër. Kam besim tek ekipi dhe do të jemi të uritur gjatë 90 minutave”, ka thënë trajneri boshnjak i Zvicrës

Related posts

ËSHTË MË I MIRI NË BOTË SIPAS MARADONËS/ Ylli i Seria A injorohet nga një kontinent i tërë

Isa.Autor

Malcom mund të refuzojë Arsenalin, shkak paga e ofruar nga ‘Topçinjtë’

Q.Autor

NBA/ Milwaukee mposht Memphis, Brooklyn triumfon në sekondën e fundit

Delo.autor

Leave a Comment