Futboll Shqipëri Sport

SPECIALE/ Pse trajnerët e kombëtares nuk e duan “BRUMIN” SHQIPTAR

Kampionati Shqiptar ka qenë gjithmonë i paragjikuar duke nisur tek serioziteti, gara e cënuar e deri tek cilësia. Në këtë situatë trajnerët që kanë drejtuar përfaqësuesen e kuqezi e kanë patur të lehtë të mos grumbullojnë në ekip lojtarë që luajnë në shqipëri.

Shpesh herë e kanë argumentuar me fakte zgjedhjen e tyre dhe media por edhe futbollistët nën zë si palë “humbese” e kanë pranuar këtë verdikt. Në vitet e fundit, të shumtë kanë qenë futbollistët të cilët pasi kanë shkëlqyer në Superligë dhe më pas kanë frekuentuar kampionatet elitare të europës. Përmed këtu Andi Lilën, Salihin, Cikalleshi, Agolli dhe së fundmi Guri, Abazaj, Gavazaj dhe Uzunin.

Detaji interesant që “ndeshet” me kokëfortësi nga veprimet kontraverse të trajnerëve që në shekullin e 21 kanë udhëhequr ekipin kombëtarë është fakti se po të njëjtët futbollistë kur luajnë në shqipëri nuk grumbullohen dhe menjherë sa shkojnë në një kampionat tjetër thirren në kombëtare madje edhe nëse nuk luajnë.

Rasti i fundit me Gavazajn, Gurin dhe Uzunin tregon edhe një herë tjetër se vëmendja tek talentet shqiptare duhet të jetë më një “optikë” tjetër. Këta emra nuk bën diferencën se kanë 1 muaj që luajnë në një kampionat që realisht është më i fortë krahasuar me atë shqiptar, por që në të vërtetë nuk merren seriozisht vetëm se luajnë aty ku kanë lindur në vendin e tyre.

Një mentalitet që duhet ndryshuar menjëherë jo për të paragjikuar ata që luajnë jashtë trojeve shqiptare por as për të mos “vrarë” ëndërrën e atyre që luajnë këtu. Hysaj u rrit në Shkodër dhe mori mësimet e para aty, sot është ai që është, të njëjtën fat kanë ndjekur edhe Salihi, Balaj, Agolli. Shqipëria në europian shënoi vetëm një gol dhe atë e shënoi një futbollist i cili për të qenë i saktë ka luajtur me Turbinën e Cërrikut.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Reali i pakënaqur me Zidane, francezi tërboi ekipin për Marcelon dhe Isco

Delo.autor

SHUANI DYSHIMET/ MESSI një “GJENI” që fëmijë, “tallet” me shokët dhe dhuron spektakël (VIDEO)

Isa.Autor

MERR FUND DILEMA/ SADIKU do vetëm ZVICRËN, presidenti i klubit thotë fjalën e fundit

Isa.Autor

Leave a Comment