Futboll La Liga Sport

JASHTËTOKSORI/ MESSI është “Kumbari” i futbollit, por JO më i miri i vitit 2018

Që kur Luka Modric fitoi Ballon d’Or të hënën e kaluar, ka nisur një fushatë në favor të Lionel Messi-t i cili është renditur në vend të pestë për vitin 2018. Por mesa duket ka një mungesë njohurie për mënyrën se si shpërndahet çmimi, me kritikat që kanë qenë të shumta për shkak se argjentinasi konsiderohet si lojtari më i mirë i gjeneratës së tij.

Por për Messi-n flasin vetë golat, siç u pa edhe ndaj Espanyol.Tifozët dhe gazetarët të cilët po sillen si tifozë, janë munduar të shpjegojnë pse ai është i jashtëzakonshëm, dhe kjo është për të qeshur.

Në kohët e tij, ishte e panevojshme të diskutoje nëse Michael Jordan ishte më i miri megjithëse nuk e fitonte çdo vit çmimin MVP. Roger Federer nuk ka qenë numri një në renditje gjatë gjithë kohës dhe asnjëherë nuk ka pasur debate për këtë gjë.

Kjo situatë ka krijuar një atmosferë korrupsioni dhe manipulimi, por fakti është se Messi u zhduk ndaj Roma-s në Champions League sezonin e kaluar, dhe gjithashtu në Kupën e Botës. Ai nuk ishte më i miri për vitin 2018. Messi është numri një si LeBron James në NBA, por kjo nuk do të thotë se ai duhet t’i fitojë të gjithë çmimet.

Filmi Kumbari ka dalë në vitin 1972 dhe është një nga më të mirët e historisë, por as ai nuk e fiton çmimin Oscar çdo vit. Messi nuk ka nevojë për këtë rrëmujë. Bëjini një nder atij.

Related posts

(VIDEO) Me Leo Messi-n gjithçka bëhet më e lehtë, tripletë Leganes

Sadik.Autor

Skandali “Cacliopoli”/ Moxhi: Më kujtohet ndeshje kundër INTERIT kur Karraro mori në TELEFON…

Isa.Autor

“JAM LARGUAR QË 16 VJEÇ NGA FAMILJA”/ Mesfushori Kallaku: Nuk kisha gjumë në sy kur kuptova se…

Delo.autor

Leave a Comment