Futboll La Liga Sport

Spektakli në “Benito Villamarin”/ Spanja për të mbyllur llogaritë ndaj Anglisë

Spanjë-Angli, është sfida-vitrinë e Nations League, që do të transmetohet në orën 20:45 në Supersport, e ku do të jetë e gjithë vëmendja e të apasionuarve pas futbollit. Në “Benito Villamarín”, “La Furia Roja” ka një mundësi të artë për të siguruar vendin e parë në Grupin 4 të Ligës A, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në takimet e fundit në grup. Barazimi 0-0 mes Kroacisë dhe Anglisë vetëm pak ditë më parë i dha një shtysë më shumë Spanjës për të mbyllur llogaritë dhe siguruar pjesëmarrjen në fazën gjysmëfinale. Përfaqësuesja e “Tre Luanëve”, në fakt do ta ketë shumë të vështirë të thyejë formacionin e Luis Henriques, që ka një ecuri të jashtëzakonshme me 27 takime radhazi pa humbje (18 fitore dhe 9 barazime). Spanja është favorite edhe në përballjet kokë më kokë me Anglinë, teksa ka fituar 6 takime, barazuar 1 dhe humbur 4. Spanja praktikisht do ta siguronte vendin e parë edhe me një barazim, pasi edhe nëse Kroacia do t’I fitonte dy takimet e fundit, është e pamundur që ajo të mposhtë Spanjën me diferencë të madhe golash (është mundur 6-0 në takimin e parë).

Në Grupin 2 të Ligës A, Islanda vendase do të përballet me Zvicrën, ku pavarësisht se ekipi i Petkovicit konsiderohet favorit, nordikët janë një skuadër që gjithmonë i krijojnë probleme kundërshtarëve, sidomos në shtëpi. Ndeshja e parë mes tyre në Saint Gallen përfundoi me fitoren dominuese 6-0 të zvicëranëve, ku shënuan Zuber, Zakaria, Shaqiri, Seferovic, Ajeti dhe Mehmedi. Islanda ka vuajtur shumë në ndeshjet e fundit zyrtare, ku suksesi mungon që prej fitores me Kosovën 1 vit më parë në Reykjavik, 2-0.
Takimi i vetëm i Ligës B do të jetë ai mes Bosnjës dhe Irlandës së Veriut. Ballkanasit gjenden në vendin e parë me pikë të plota, ndërkohë ishullorët kanë pësuar dy humbje në dy sfidat e para. Në ndeshjen direkte mes tyre, të zhvilluar në “Windsor Park”, boshjakët fituan me vështirësi e disi me fat 1-2, pasi Irlanda e Veriut shpërdoroi shumë raste në portën kundërshtare.

Në Ligën C, do të luhen takimet e Grupit 2. Finlanda kryesuese do të përballet me Greqinë e vendit të dytë, ku në rast fitoreje, do të hipotekonte kualifikimin dhe me shumë mundësi vendin e parë. Në sfidën tjetër të këtij grupi Estonia do të presë në shtëpi Hungarinë. Të dyja skuadrat vijnë në këtë përballje me humbje, ku Estonia u mposht në shtëpi nga Finlanda kryesuese 0-1, ndërkohë Hungaria pësoi disfatë në Athinë 1-0 përballë grekëve. Ekipit të drejtuar nga Marco Rossi i duhet medoemos fitorja, për të mbajtur gjallë shpresat e një kualifikimi të mëtejshëm.
Ndeshjet që do të zhvillohen në Ligën D, do të jenë ato mes Bjellorusisë e Moldavisë e Luksemburgut me San Marinon. Situata në këtë grup është mjaft e komplikuar, me kualifikimin për më tej i cili mund të merret nga 3 skuadra. Bjellorusia kryeson me 7 pikë, e ndjekur nga Luksemburgu me 6 dhe Moldavia me 4. Ndërkohë, San Marino gjendet në vendin e fundit me 0 pikë.

Related posts

Ylli i Premier League fut në sherr Realin dhe Barcelonën

Sadik.Autor

PRITET TË HIDHET SHORTI/ Rruga e Shqipërisë drejt Euro 2024 nis sot me… Nations League

Delo.autor

KLASIKJA E SUPERIORES/ Ja çfarë paralajmërojnë ultrasit e “bardhebluve” për ndeshjen ndaj Vllaznisë

Delo.autor

Leave a Comment