Futboll Sport

DEKLARATA BUJSHME/ Spahiu: Aferat korruptive bënë palë Dukën me FIFA-n e UEFA-n

Ekrem Spahiu, ish-zv Ministër i Sporteve i ftuar në “Fair Play” nga Enkeleida Zeko akuzoi rëndë presidentin aktual të FSHF-së, Armand Duka, ku theksoi se ai fitonte zgjedhjet për FSHF për shkak të suportit nga UEFA e FIFA. Ndërkohë që shtoi se ata e jepnin këtë mbështetje për shkak se ndanin aferat korruptive.

“Nuk mendoj se ka ndryshuar shumë nga viti 2006, 2007, 2008 pasi në atë kohë kemi qënë në “luftë” serioze me FSHF-në, pikërisht për këto probleme që e shqetësojnë edhe sot. Në atë kohë FSHF akuzohej se nuk bënte zgjedhje të rregullta në përputhje me rregullat. Kishte anëtarë që votonin edhe katër herë. Pra një zgjedhje formale dhe që ishte e pamundur të kontrrolloni. Për auditimin e plotë ka pasur dy presione. Mazhoranca e tanishme, pra PS mbështeste totalisht FSHF-në.

Kishim edhe një presion nga Presidentët e FIFA dhe UEFA që presidenti i FSHF-së të ishte Armand Duka sepse me të ishin aferat korruptive. Por çfarë ka ndryshuar nga viti 2006? Sot në pushtet është Partia Socialiste dhe bën sikur po bën një kontrrol në Federatë, por pavarësisht se në krye të FIFA e UEFA nuk janë Blatter e Platini marrëdhëniet janë njësoj.”

 

Related posts

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Ferguson: Nuk mund të isha kthyer në Skoci po të kisha pranuar atë ofertë

Delo.autor

NAPOLI-INTER/ Mertens shokon “Zikaltërit”, ja çfarë po ndodh në “San Paolo” (VIDEO)

Delo.autor

“PËR K*RVAT DO TË MENDOJË VETË JETA”/ Sulm i Wanda Narës ndaj aktores argjentinase që e ndau me Icardin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment