Futboll Shqipëri Sport

SPEKTAKOLAR/ “Harry Kane” SHQIPTAR që po çmend Hong Kongun, 10 gola në 6 ndeshje

Të flisje me një shqiptar të viteve 85′ duke i shprehur besimin se pas 30 e kusur vjetësh një shqiptar do të luajë futboll në Hong Kong, do të shihte çuditshme dhe do të klasifikonte në kategorinë e budallenjëve. Fjalia do të ishte krim, herezi, një dreq e di se çfarë tjetër. Sot mund të themi disi me krenari se një shqiptar po luan në këtë rajon. Fjala është për sulmuesin Ndue Mujeci. Emër pak i njohur në Shqipëri, pasi e ka nisur karrierën e tij jashtë vendit duke luajtur në disa shtete mjaft interesante.

Mujeci në sezonin e fundit është bashkuar me ekipin e Happy Valley. Një nga skuadrat më të mira në kampionatin e Hong Kong-ut. Titullar dhe numri 9, sulmues tipik prej atyre që kanë nuhatje të admirueshme me portën. Në një intervistë për Telesport, ai tregon se si e gjeti veten në anën tjetër të botës, e të mendosh se karriera e 25-vjeçarit ka nisur nga të rinjtë e Vllaznisë, Ada e Velipojës për të gjetur veten te Ventspils-i në kampionatin letonez të futbollit. Kujtime të hidhura për futbollin shqiptar dhe sidomos Luftëtarin mban ky klub. Destinacioni i radhës Bullgaria (OFK Pirin, Dunav), Gjerogjia (Saburtalo), Qipro (Genclikgucu) dhe Hong Kong.

Jeni i pari shqiptar që luani në Hong Kong. Si erdhët në këtë shtet?
Jam afruar në ekipin e Happy Valley nëpërmjet menaxherit tim. Klubi ishte i interesuar për shërbimet e mia dhe pranova ofertën e kushtet e tyre.

A jeni i kënaqur me kushtet dhe aventurën në klubin e ri?
Po, shumë i kënaqur. Deri tani gjithçka ka shkuar mirë. Jam goxha i kënaqur.

Pavarësisht se anglishtja është gjuhë e dytë në Hong Kong, a keni hasur ndonjë vështirësi në komunikim?
Jo, jo fatmirësisht. Flasin anglisht të gjithë.

Çfarë niveli ka futbolli në Hong Kong?
Niveli nuk është keq. Pjesa më e madhe e ekipeve kanë lojtarë të huaj. Ana financiare është e mirë, pasi me pagesa janë shumë korrekt.

A ka konkurrencë, pasi ekipi juaj po fiton thuajse çdo ndeshje?
Kjo ka qenë dhe arsyeja se pse kam ardhur këtu. Klubi është një ndër ekipet më me emër në vend. Ka patur disa probleme, por me ndryshimin e presidentit gjërat po shkojnë në rrugën e duhur dhe ka dëshira që ta ngrejë.

Sa gola keni shënuar deri tani dhe sa synoni të shënoni?
Kam shënuar 10 gola në 6 ndeshje duke qenë golashënuesi më i mirë i kampionatit deri tani. Shpresoj të shënoj 20 gola deri tani.

A keni patur ndonjë kontakt me ndonjë ekip shqiptar?
Jo, nuk kam patur kontakte.

Shumë ekipe të ndryshuara, shumë shtete. Karriera jote ka qenë e larmishme… Ku je ndjerë më mirë?
Po, e vërtetë. Kam ndryshuar shumë skuadra për moshën që kam. Aventura më e sukssesshme ka qenë në Letoni me Ventspilsin. Kam fituar kampionatin dhe kam marrë pjesë në Champions League dhe Europa League.

Mendoni ndonjë largim nga skuadra?
Ende heret për të folur. Kam kontratë deri në maj. Këtu po interesohen disa klube të tjerë, por është ende shumë heret.

Si është jetesa në Hong Kong? Ushqimi?
Jetesa është shumë e mirë. Qyteti shumë i mbrojtur. Ushqimi shumë i ndryshëm, me pak fjalë krejtësisht ndryshe nga Europa.

Me sa kam informacion, po ju krahasojnë me Harry Kane në Hong Kong…
Po. Të gjithë më thirrin ashtu. Stili i lojës, teknika dhe në pamje ngjasojmë pak.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Skënderbeu: Zhbllokohet sfida, Melo kalon në avantazh skuadrën e Cungunt (VIDEO)

Isa.Autor

MERR NJË ASIST TË “ÇMENDUR”/ Oxlade-Chamberlain zhbllokon sfidën ndaj Bournemouth (VIDEO)

Delo.autor

SHËNOI KATËR GOLA/ Mourinho i prish momentin talentit Son: S’është njeriu i ndeshjes

Delo.autor

Leave a Comment