Futboll Seria A Sport

“NUK MENDOJ SE GOLI DUHEJ ANULUAR”/ Flet Teo Hernadez: Prekja me dorë e Kesi ishte e…

U ndëshkua edhe dje, çka çoi në pesë kartonët e verdhë në këtë sezon për të. Teo Hernandez, për shkak të numrit të ndëshkimeve, do të duhet të shlyejë një tur skualifikimi dhe do të jetë ndaj Atalantës.teo hernandez

Përveç tij, për të njëjtën arsye do të mungojë edhe Lukas Paketa, por këto mungesa do të jenë vetëm një nga problemet e Piolit. Nga ana e tij, Hernandez u premton mbështetje nga tribuna shokëve, teksa nuk ka ngurruar të hakërrehet me arbitrin pas barazimit të djeshëm.

Si e gjykoni paraqitjen e skuadrës?

Mendoj se bëmë një ndeshje të madhe në shumë aspekte. Krijuam një mori rastesh, por topi nuk donte të hynte në portë. Rruga më duket e duhura. Herët a vonë topi do të shkojë në rrjetë.

E prisnit të ishte kaq e vështirë?

Ishte vërtet shumë e komplikuar, por e dinim. Sasuolo është një ekip që luan mirë dhe janë agresivë. Po punojmë për t’u rritur si grup e për t’u përmirësuar, ndaj le të ruajmë qetësinë.

A duhej anuluar goli juaj?

Nuk e pashë mirë se çfarë ndodhi. Kesi me siguri që nuk donte ta prekte topin me dorë, ndaj duhet të gjykohej si e pavullnetshme ajo prekje. Në fakt, gjatë gjithë ndeshjes së sotme pati shumë ndalesa. Mendoj se nuk duhet të nxirrte aq shumë kartonë të verdhë. Do ta shoh ndeshjen përsëri, por nuk besoj se e meritoja.

A ju duket në gjendje për t’ia dalë mbanë në një fushë si ajo e Bergamos?

Më vjen keq që nuk do të mund të zbres në fushë, por do të mundohem t’u jap kurajë që të fitojnë ndeshjen e radhës. Sigurisht, mundësitë janë të gjitha. Jemi në rritje dhe mendoj se të paktën ky aspekt është vënë re. Uroj që të kemi sukses e të dalim me tri pikë nga fusha e Atalantës.

Related posts

PAMJET/ Mijëra “djaj” në rrugët e Milanos, entuziazëm dhe grintë para Atalantës, tifozët pranë skuadrës

F.autor

NJË “PËRBINDËSH” QË NUK NDALET/ Ronaldo thyen një tjetër rekord, kësaj rradhe jashtë fushës (FOTO)

Delo.autor

Shtohet ankthi për vendimin e Skënderbeut, në datën 19 qershor hidhet shorti i UEFA-s

Sadik.Autor

Leave a Comment