Futboll Seria A Sport

Stërvitja “kafshërore” po i ndryshon planet Ancelotit, Hysajn e pret stoli

Në epokën Sari, tek Napoli të gjithë mund të uleshin në stol, por vetëm Hysaj jo. Kjo situatë ka ndryshuar me Carlo Ancelotin i cili nuk ka shumë besim tek mbrojtësi shkodran. Vendin duket se po ia zë Malcuit, i blerë në Francë merkaton e verës.

“Tuttonapoli”, shkruan se Malcuit është stërvitur si një “kafshë” në ditët e fundit, duke mos humbur asnjë ditë të vetme të stërvitjes. I avantazhuar nga mos thirrja në një përfaqësuese, mbrojtësi kishte mundësinë t’i tregonte vlerat e tij dhe përkushtimin trajnerit Ançeloti. E kundërta ndodh me Elseid Hysajn, që ishte i grumbulluar për dy takimet që Shqipëria zhvilloi ndaj Jordanisë dhe Izraelit.

Situata mes Napolit dhe Hysajit kohët e fundit po kalon një krizë pasi vet Hysaj duket se do të shkojë tek Chelsea që do gjej ish-trajnerit e tij, Mauricio Sari.

Related posts

Toure: Sulmi i City është më i mirë se ai i Real Madrid apo Barcelonës…

Q.Autor

Guardiola: Mos na krahasoni me to, jemi ende larg këtyre tri klubeve!

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ I skadoi kontrata Gary Cahill, largohet nga Chelsea pas 8 sezonesh

Delo.autor

Leave a Comment