Futboll Shqipëri Sport

KAOSI ME RROGAT/ Skënderbeu “oazi” i fundit europian që “thahet” në futbollin shqiptar

Futbolli Shqiptar prej vitesh pamvarsisht se ka evoluar në infrastrukturë dhe cilësi vijon të jetë një hap mbrapa vendeve fqinje e për t’mos u krahasuar me ato perëndimore ku difrencat në këtë disiplinë janë si nata me ditën. Në vitet e fundit stafetën e suksesit sa i takon trofeve të fituar e ka mar Skënderbeu i cili duhet thënë se ka funksionuar si “oaz europian” në mënyrën sesi është implentuar me funksionimin tek korcarët. Përmend këtu korrektësine me financat, marrdhëniet e mira me kundërshtarët dhe një hap para të tjerëve me licensimet e futbollistëve.

Shkaku vjen nga lajmet e ditëve të fundit, ku në ekipin kampion në fuqi përflitet për mungesë rrogash tek futbollistët prej 3 muajsh. Dikujt mund ti ngjajë si çudi dikush mund ta ketë të vështirë ta besoj por e vërteta e hidhur ka kamufluar tashmë prej ditësh ekipin e drejtuar nga Orgest Shehi.

Në opionin e gjerë sportiv mendojnë se këto janë shenja të fundit të një klubi fitimtar, disa të tjera fundi i një cikli sikurse ka edhe nga ta që e shikojnë si çështje të momentit.

Pyetja që lind natyrshëm nga ky fenomen i përhapur gjerësisht në futbollin shqiptar, sa i takon financave është: A mos duhet vallë një institucion mbarëvartës më konciz dhe i drejpërdrejtë që këto raste të kenë një dënim maksimal për ti dhënë fund këtyre drit-hije që e bëjnë sportin pa ngjyra dhe jo serioz.

Një pyetje që ndoshta e bëjnë të gjithë por që përgjigje nuk kanë gjetur asnjëherë kjo në saj të disa faktorëve të cilët fshihen me një votë kur vjen rasti i zgjedhjeve për kreun e Federatës së Futbollit. Institucion ky që në këtë rast ndoshta jo në mëyrë direkte si në rastin e finacimeve apo kushteve sportive ku vepron si rregullator dhe vendimarrës mund të bëj faktorin indirekt. Kjo së pari ti pregatisi të gjithë për detyrat që kanë dhe ti japi më tepër komoditet futbollistëve të cilët për hirë së vërtetës janë edhe aktorët më pa fajshëm në këtë mes.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

“E ASHTUQUAJTURA KOSOVË”/ Medalja e Artë e Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike “ÇMEND” mediat serbe

Delo.autor

“DJAJTË E KUQ” FITOJNË ME GOLEADË/ Pogba i dërgon Mourinhos mesazhin e paimagjinuar…

Delo.autor

Ramos: Kujdes nga Cristiano Ronaldo

Sadik.Autor

Leave a Comment