Futboll Seria A Sport

Strakosha do të “ngrohë” stolin lacial, kuqeziu do shijoj sfidën si spektator

Nesër luhet sfida mes Olimpik Marsejës kundër skuadrës së “gardianit” kuqezi, Thomas Strakosha. Për mediat italiane thuajse është zyrtarizuar që kuqeziu mungon sërish në përballjet e “Europa Lige”, ku trajneri i të kaltërve, Simone Inzaghi në këtë kompeticion preferon belgun, Silvio Proto.

Silvi Proto ka ardhur nga skuadra greke e Olimpiacos-it këtë verë si një rezervë e denjë e Strakoshës. Por, duket se ai preferohet për eksperiencën e italianëve në kupat e Europës. Pritet të shihet nëse Lazio do të kalojë grupin dhe nëse Inzaghi do të preferojë shqiptarin apo belgun. Në momentet që ndeshjet do të jenë më të rëndësishme në Itali janë të sigurtë se 23-vjeçari shqiptar do të jetë titullar

Related posts

NGA XHAKA TEK ETRIT BERISHA/ Njihuni me 15 lojtarët më të shtrenjtë të Kombëtares

Delo.autor

Luka Modric paguan 1 milion euro për ta shmangur burgun

Q.Autor

PLANI PËIN E JUVENTUSIT/ ‘Zonja’ e ka gati pasuesin e Igor Tudor

F.autor

Leave a Comment