Futboll Seria A Sport

STUHI DHE SITUATË ALARMANTE NË ROMË/ Supersfida Lacio-Inter e destinuar për tu…(FOTO)

Sfida e mbrëmjes së sotme mes Lacios dhe Interit rrezikon të shtyhet për shkak kushteve të vështira atmosferike në Romë. Raportohet se në kryeqytet do të ketë stuhi të forta gjatë ditës, teksa autoritetet kanë lëshuar alarmin për përkeqësim të situatës.

Mësohet se shkollat në Romë janë mbyllur. Dje rrugët kanë qenë të mbushura me ujë dhe ka pasur edhe pemë të rrëzuara në zonën afër stadiumit.

44946652_10213345013005410_4059210214635732992_n

Gjithsesi pritet që në orët e ardhshme të vendoset nëse do të zhvillohet apo jo sfida mes Lacios dhe Interit e planifikuar të fillojë në orën 20:30. Për momentin nuk ka një vendim zyrtar, por shenjat e motit nuk janë shumë optimiste.

Related posts

SHQIPËRI-ANDORRË/ Zgjohen “kuqezinjtë”, Manaj vendos baraspeshën në “Elbasan Arena” (VIDEO)

Delo.autor

Reagon Erjon Braçe: Shpifje për shkak të detyrës, do ta kallëzoj arbitrin

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Dybala zbulon se çfarë i tha Mourinhos pas gjestit provokues, nuk e…

Isa.Autor

Leave a Comment