Futboll Seria A Sport

SULMUESI RINOVON ME MILANIN/ Është idhulli i ri i tifozëve në…

Lajmi ishte në ajër për disa kohë dhe tani është zyrtar. Patrick Cutrone ka ripërtërirë kontratën e tij me Milanin deri në vitin 2023. Lajmi u zbulua në dokumentet që lidhen me buxhetet e kuqezinjve për sezonin e ri. Rinovimi është një tjetër shenjë e besimit që drejtuesit e rinj të Milanit kanë treguar ndaj sulmuesit 20-vjeçar, i cili është produkt i sektorit të të rinjve të klubit. Nga kontrata e re, ai do të përfitojë edhe një rritje në aspektin financiar. Paga e sulmuesit italian do të kalojë pak më shumë se 1 milion euro për sezon dhe nuk ka klauzola të përfundimit ose lirimit në kontratë.

Cutrone u bë pjesë e profesionistëve sezonin e kaluar duke treguar disa cilësi mbreslënëse për një lojtar të ri. Ai u shfaq në 46 ndeshje dhe shënoi 18 gola në të gjitha kompeticionet për “Djallin”, një shifër mbreslënëse për një 20-vjeçar. Kjo formë gjithashtu i dha atij debutimin me ekipin kombëtar italian në mars të këtij viti në një ndeshje miqësore kundër Argjentinës. Këtë sezon, deri më tani, Cutrone ka shënuar 3 gola në vetëm 99 minuta në të gjitha garat, duke u provuar të jetë një lojtar me ndikim të besueshëm nga stoli.

Related posts

BARAZIM ME GOLA/ Një shqiptar rihap La Ligan, Atletico ndalet ndaj Levantes (VIDEO)

Delo.autor

Maurizio Sarri takim me ultrasit: Besoj te titulli, dhëmbë për dhëmbë me Juven deri në fund

Q.Autor

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ QARABAG/ Trajneri Lerda: Kemi nxjerrë konkluzione pozitive, jemi…

Delo.autor

Leave a Comment