Futboll La Liga Sport

UNIKE NË SPANJË/ Portieri shënon gol spektakolar nga goditja e këndit (VIDEO)

Futbolli është një sport, që vendoset nga episodet dhe këto episode mund të vijnë në momente që nuk e pret kurrë dhe nga lojtarë që nuk mund ta mendosh kurrë se mund të vendosin një sfidë. Kemi parë shpesh që në minutat e fundit të ndeshjes, sidomos kur bëhet fjalë për ndonjë goditje standarde ose goditje nga këndi, portieri i ekipit që ka nevojë për të shënuar del në sulm për të ndihmuar në gjetjen e golit.

Një episod gati-gati i pabesueshëm ka ndodhur në futbollin rajonal të Spanjës, konkretisht në divizionin e dytë të rajonit të Ekstremadurës. Ekipi i Pedruskos po humbiste në shifrat 2-1 në transfertë ndaj ekipit B të Kastueras. Në minutat e fundit ekipi mik fitoi të drejtën e një goditjeje nga këndi dhe ishte pikërisht ai moment që ndoshta do të hyjë në librat historik të futbollit.

Portieri i ekipit të Pedruskos çuditërisht shkon të ekzekutojë goditjen nga këndi, pra krosimi i fundit do të vinte nga këmbët e portierit. Havi Jegros kryen goditjen nga këndi dhe krosimi i tij ndalet menjëherë në fundin e rrjetës. Kemi parë shpesh portierë të shënojnë, madje dhe me penallti ose me goditje dënimi, por portierë që të shënojnë goditjen nga këndi menjëherë gol, zor se mund të përsëritet ndonjëherë. Havi Jegros ka hyrë në histori.

Related posts

SFIDA NDAJ EGNATIAS/ Rikthime të rëndësishme për Memellin, ja gjendja e Skënderbeut…

Delo.autor

STARTI I SERIA A/ Chievo-Juventus hap siparin e ndeshjeve, deputon Ronaldo

Sadik.Autor

ÇMEDURIA E MERKATOS/ Barcelona dhe Arsenal bëjnë gati një shkëmbim të bujshëm

Isa.Autor

Leave a Comment