Boks Sport

SUPER DUELI/ McGregor kërkon të ndeshet përsëri, Khapi reagon në mënyrë shumë MISTERIOZ

Khabib Nurmagomedov është padyshim emri më i përfolur këto ditë. Pas fitores ndaj McGregor dhe shpalljes “Kampion Bote” në UFC, fama e tij mori dhenë.

Por përtej gëzimit të tij, i pakënaqur ngeli nga ana tjetër irlandezi, i cili la të gjitha shenjat se mund të kërkonte një ndeshje tjetër. Por pas këtyre pretendimeve të McGregor, ka reaguar edhe vetë rusi.

Nëpërmjet një postimi në Instagram ai shkruan:

“Vëlla, mirë që ti po ngadalësohesh tani, sepse ndryshe do më vinte keq për ty. Të kam thënë, se me 6 tetor, do t’i tregoj të gjitha, apo ti ke dashur të humbasësh atje?” Khabib me këtë postim ka shtuar tej mase zërat se ai mund të refuzojë një ritakim me irlandezin, duke lënë në fuqi takimin e 6 tetorit.

Më tej ai u kërkoi falje fansave për veprimet e tij pas ndeshjes, gjithmonë të justifikuara me ofendimet që ka marrë nga kundërshtarët.

Ngelet për tu parë nëse do të kemi një ndeshje tjetër të tyre, ku të rivihet në lojë titulli kampion i UFC.

 

Related posts

BADSTUBER PËRFUNDON JASHTË PLANEVE TË STUTTGART/ Nga premtim në dështim, ja diletanti më i paguar në botë

Delo.autor

CONTE MERR LAJMIN E MIRË/ Shërohet nga COVID-19 dhe rikthehet në stërvitje lojtari i Inter…

Delo.autor

E BUJSHME/ Për shkak të pandemisë revanshi McGregor-Mayweather do të zhvillohet në…

Delo.autor

Leave a Comment