Futboll Seria A Sport

SUPER ICARDI/ INTERI fiton me lehtësi ndaj LAZIOS dhe konfirmohet ekipi ANTI JUVENTUS

Inter ka reaguar pas humbjes me Barcelona-n, duke mposhtur bindshëm Lazio-n me rezultatin 3-0. Megjithëse u përfol për një shtyrje të ndeshjes për shkak të motit të keq, ajo u zhvillua normalisht nën reshjet e shiut të kryeqytetit. Me këtë fitore Zikaltrit kanë marrë vendin e dytë të renditjes së Serie A dhe ndodhen gjashtë pikë larg kryesuesve të Juve-s.

Skuadra e Spalletti-t e nisi më mirë se Lazio duke dominuar më mesin e fushës dhe duke krijuar mundësi të mira. Goli i avantazhit erdhi në minutën e 28’ me Icardin i cili nga shumë pranë portës shtyn topin në rrjetë.

Goli i dha akoma më tepër vetëbesim miqve dhe pak përpara se të përfundonte pjesa e parë Brozovic dyfishon rezultatin me një goditje të bukur nga distanca.

Pas pushimit Inter nuk e uli ritmin, por as Lazio nuk ishte në ditën e tij më të mirë dhe nuk arriti të reagonte. Në minutën e 70’ erdhi goli i nokautit me anë të kapitenit Mauro Icardi i cili pas një lëvizjeje të bukure brenda zonës ka mposhtur për të dytën herë portierin e përfaqësueses shqiptare Strakosha. Sulmuesi argjentinas ka shënuar pesë gola nga gjashtë goditjet e fundit në kuadrat në Serie A, një vrasës i vërtet.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Në skadencë kontrate me Napolin, Juventus kontakton kampionin e Europës

Delo.autor

Torres fiton “Europa Leaguen” e parë me klubin e tij të…

Sadik.Autor

TRANSFERIMI TEK PSG/ Di Maria i shpreh “dashurinë” Messit: Jam shumë i lumtur, është ajo që kam dashur gjithmonë

Delo.autor

Leave a Comment